34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Sot 24 orë mocion me debat me kryeministrin Rama në Kuvend për çështjen McGonigal

24 orë do të jenë në dispozicion për të zhvilluar mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal teksa pritet të ketë edhe debate të forta.

Secili nga deputetët do të ketë në dispozicion 10 minuta kohë për një nga cëshjtet më t nxehta teksa akuzat e opozitës kanë qenë të ashpra.

Megjithatë opozita nuk do të jetë e plotë në Kuvend, pasi mungojnë 4 deputetë, Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti dhe Oerd Bylykbashi që u përjashtuan për 10 ditë nga Kuvendi pas përplasjeve të forta në seancën e 16 shkurtit.

Në sallën e seancës plenare sot pritet të jetë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe një grup i deputetëve të opozitës, të cilëve u ka përfunduar afati i përjashtimit gjatë seancave të kaluara.

Seancat e fundit plenare janë përfshirë nga tensioni dhe kaosi, pasi opozita bllokoi foltoren për mos plotësimin e kërkesës që të realizohej mocioni me debat me kryeministrin Rama dhe prezencën e tij fizike në sallë. Kuvend

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...