34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Janë disa gjëra që nuk i pranoj”, Sabiani reagon kundra show-t që po bëhet në BBV

Sabiani, tashmë e ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij lidhur me raportin e të bijës me Kristin brenda shtëpisë së Big Brother.

Nisur nga ngjarjet e fundit dhe përjashtimi i Ermionës paraditen e sotme, Sabiani ka kërkuar që edhe vajza e tij të dalë nga ai emision. “Emriona merre dhe gocen time me vete kur te dalesh”, shkruan Sabiani mbi një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram. Por ky nuk është reagimi i parë nga ish-konkurrenti për të bijën. Pakënaqësia e Sabianit kundrejt të bijës në Big Brother u duk pak netë më parë, teksa pas puthjes me Kristin, ai e hoqi të bijën nga lista e ndjekësve. E duket se këngëtari vijon të jetë i tensionuar nga kjo situatë, aq sa ka shpërndarë një video në rrjetet e tij sociale, ku edhe konfirmon sesi po e përjeton këtë situatë.

“E di si më vjen? T’i bie murit me kokë, ta çaj kokën fare”, përsërit Sabiani fjalët në video që më shumë se ‘funny’ tregon situatën e tij aktuale. Nga ana tjetër Keisi nuk e di mendimin e të atit dhe ka puthur Kristin gjatë një loje. Madje u shpreh se edhe nëse babai do të ishte kundra lidhjes, ajo do të ndiqte zemrën dhe do i dilte kundra. Sabiani shkroi pak ditë më parë se do jetë gjithmonë mbështetje e Keisit dhe nuk është kundër dashurisë, por s’mund të dalë një çapaçul që nuk e di pse është futur aty brenda e të luaj me disa porta.
“Më kanë ardhur mesazhe pafund, kritika dhe shumë njerëz të cilët presin një reagim nga unë. Për Keisin nuk jam ai babai tipik shqiptar, përkundrazi më ka pasur shok, mbështetje dhe jam përkrahja e saj më e madhe. Por janë disa gjëra që nuk i pranoj. Ai fillim nuk lejoj askënd të përfitoj nga naiviteti dhe ta shfrytëzojë rastin për shoë. Së dyti nuk jam kundër dashurisë ama kjo që po shoh s’ka lidhje fare me ndjenjat. Dhe së fundmi, nuk mund të dalë një çapaçul që nuk e di pse është futur aty brenda e të luaj me disa porta. Nuk di të justifikojë as veten e vet”, shkroi Sabiani në një postim në InstaStory.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...