0.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Mijëra qytetarë nga rrethet i përgjigjen thirrjes së Berishës për protestën sot

Korçë: Protesta e thirrur e 3 marsit nga lideri histrorik i PD-së Sali Berisha do të ketë pjesëmarrje të lartë edhe nga degët e PD-së të qarkut juglindor. Simpatizantë të shumtë do i bashkohen kësaj proteste drejt kryeqytetit. Të kontaktuar kryetarët e degëve janë shprehur se pjesa më e madhe e atyre që do i bashkohen kësaj proteste do të nisen me automjete private në orare të ndryshme kjo për t’iu shmangur edhe kontrolleve të shumta të policisë. Autobuzat dhe furgonat kanë qenë diskretë për vendin e përcaktuar apo edhe për orarin e nisjeve drejt Tiranës. Mbi 1250 pjesmarrës do t’i bashkohen sot protestës ku nga Dega e Partisë Demokratike Korçë janë mbi 300 simpatizantë të cilët do udhëtojnë me 50 mjete private dhe 2 autobuzë. Po e njëjta shifër me mbi 300 simpatizantë nisen edhe nga Devolli dhe Pogradeci. Dega e Partisë Demokratike Maliq do të ketë rreth 400 pjesëmarrës dhe mbi 50 simpatizantë nga Erseka. Sot pritet edhe vendimi i Gjykatës së Apelit mbi vulën e PD-së .

Vlorë: Rreth 1000 persona janë nisur nga rrethi i Vlorës, 3 bashkitë që përfshihen në të Vlorë, Himarë, Selenicë, në drejtim të protestës në kryeqytet të cilën do ta zhvillojë ditën e sotme opozita. Nga të dhënat zyrtare të Partisë Demokratike dega Vlorë nga ky qytet janë nisur rreth 800 persona, teksa në degën e Partisë Demokratike janë regjistruar më herët mbi 200 automjete. Nga informacionet që vijnë nga dega e Selenicës, do të nisen gjithsej rreth 130 simptizantë dhe mbështetës të Partisë Demokatike drejt kryeqytetit teksa më herët në bazë janë regjistruar rreth 30 automjete Gjithashtu në degën e Himarës janë nisur rreth 70 sipatizantë ku më herët në degë janë rregjistruar rreth 15-20 automjete. Organizim me autobusë ashtu si edhe më parë për këtë protestë nuk ka teksa gjithësecili prej simpatizantëve është nisur në mënyrë personale me makinat vetjake të cilat më parë janë rregjistruar në degët përkatëse.

Krahas personave të cilët shkojnë sot në protestë ashtu si cdo herë tjetër sa herë ka protestë edhe policia e shtetit del në gatishmëri Kontrolle në hyrje të autostradës Levan Vlorë për automjetet që largohen drejt Tiranës Kontrollet për sende të forta, mjetet prerëse apo armë Gjithashtu kontrolle edhe për personat në kërkim. Klodian Xhyheri sekretar i përgjithshëm i partisë demokratike dega Vlorë krahas shifrave të personave të nisur nga Vlora drejt protestës së opozitës tregon se një ndër arsyet përse po protestojnë sot demokratët e Vlorë është edhe goditja që po i bëhet disa mediave dhe televizioneve me anë të gjobave dhe formave të tjera të presionit nga kjo qeveri.

Fier: Rreth 800 protestues nga Fieri do t’i bashkohen kësaj proteste, 300 prej të cilëve janë drejtuar që mbrëmjen e djeshme drejt Tiranës me automjetet e tyre private. Burime brenda Partisë Demokratike bëjnë me dije se përveç anëtarëve dhe simpatizantëve, protestës së sotme do t’i bashkohen edhe dhjetëra qytetare.

Elbasan: Rreth 2400 protestues nga Elbasani pritet t’i bashkohen protestës së thirrur nga opozita në kryeqytet. Udhëtimi drejt Tiranës do të kryhet kryesisht me mjete private, por selia blu ka vendosur në dispozicion edhe autobuzë. Nisja kryhet ne disa pika,nga selia blu në Elbasan dhe njësitë administrative. Pjesëmarrje të protestuesve do të ketë nga të 7 bashkitë e qarkut.

Kukës: Protestues të cilët do t’i bashkohen tubimit të opozitës në kryeqytet, janë nisur edhe nga qyteteti i Kukësit. Grupet e protestuesve janë organizuar nga dega e PD-së dhe FRPD Kukës duke vënë në dispozicion autobuz e furgona për transportin e tyre drejt kryeqytetit në protestën kombëtare të opozitës që do të mbahet në orën 12:00. Shumë qytetarë të tjerë janë organizuar edhe me nisma private duke marë automjetet e tyre për të udhëtuar drejt Tiranës.

Shkodër: Rreth 2 mijë protestues janë nisur nga Shkodra për protestën e opozitës në Tiranë. Shifra bëhet e ditur nga nënkryetari i PD Shkodër, Qashif Hoxha. Ai thotë se arsyet për të protestuar janë të shumta, ndërkohë u ndal edhe te rasti i fundit i vrasjes së 3 grave në Tiranë, duke thënë se shqiptarët jetojnë të pasigurt në vendin e tyre.

Hoxha kishte një mesazh edhe për ndërkombëtarët:“Kjo është protesta e radhës. Kemi marrë masat që Shkodra të përfaqësohet në këtë protestë kombëtare me simpatizantët e saj. Arsyet e protestës janë të shumta, e di çdo njeri. Rendi dhe siguria publike mungojnë për shqiptarët.

Rasti i fundit i vrasjes së 3 grave dhe mungesa totale e shtetit apo lirimi i një krimineli tregojnë se shqiptarët jetojnë të pasigurtë në vendin e tyre.

Pa dashur ti bëjmë presion gjykatës, ti tregojmë ndërkombëtarëve të korruptuar se jemi më shumë se ata. Do i tregojmë shqiptarëve se jemi të gatshëm të përballemi me 14 maj dhe do të fitojmë.

Nisja e protestuesve bëhet nga 4 pika kryesore në qytet dhe nga njësitë administrative. Nga Shkodra janë nisur drejt Tiranës rreth 2 mijë protestues.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT