7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

“Ose drogën, ose largohu me gomone’, këtë zgjidhje iu ka lënë të rinjve”/ Klevis Balliu: “Nuk e vendosin gjykatat se cila është opozita”

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu deklaroi se shqiptarët kanë shumë arsye që të protestojnë sot kundër qeverisë Rama.

Teksa u pyet në lidhje me vendimin që pritet të japë sot Gjykata e Apelit për vulën e PD, ndërsa ai tha se nuk mund të vendosin këto institucione se kush është opozita.

“Kryeministri ka shpopulluar vendin, ka lënë nënat e këtij vendi me lot në sy se fëmijët janë laguar me gomone. ‘Ose drogën, ose largohu me gomone’, këtë zgjidhje iu ka lënë të rinjve. Gjykatat e Pamela Ballukut…. Ja kush është opozita e keni në këmbë. është përballë kryeministrisë, në Vlorë, në Dibër, kjo është opozita. Nuk presim ne makinacionet dhe lojërat e shëmtuara. Gjykata ka punët e veta, por opozita është e qartë se kush është. Kryetari i PD është në krye, Sali Berisha. Do i dalim vend zotit. S’mund të lejojmë të shkatërrohet populli. Qytetarëve u vidhen paratë, një pjesë të tyre ua çon McGonigal. Kërkonin që të ekzekutonin opozitën. Qytetarët janë këtu për problemet dhe vjedhjet që u bën qeveria. Vjedh me inceneratorët, Portin e Durrësit. I dëbon të rinjtë, i largon me gomone, zgjidhni me gomone thotë, ose ejani tek droga. Të ikë me gomone vetë ai e me të gjithë shpurën që ka nga pas. Mungesa e rinisë ndjehet në shpirtin dhe zemrën e çdo nënë dhe babai. Këtë krim ka bërë Edi Rama. Rusia dhe Serbia ka pasur qëllim shpopullimin e vendit, Rama kërkon të vërë në funksion ëndrrën Putinistë. Nuk do ta lejojmë. Opozita është në krye të këtij aksioni bashkë me qytetarët shqiptarë”, tha Balliu.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...