8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Berisha: “Mendon se do e përjashtojë PD- në nga zgjedhjet, por Edi Rama do të përjashtojmë nga Shqipëria”

Teksa sot jepet vendimi nga Gjykata e Apelit për vulën e PD-së, se kujt do i kalojë, Alibejat apo Berishës, nga protesta e opozitës vjen dhe reagimi nga kryedemokrati.

Berisha ia bëri të qartë Ramës, nga protesta se nuk do e shkatërrojë dot PD-në, por se ai do të ikë nga pushteti.

“10 mijë dollarë dreka, janë vjedhje xhepi për këtë, se vjedhjet e tjera janë qindra herë më të mëdha. firmos 420 mln euro për djegësa që nuk ekzistojnë. Vjedhja e së ardhmes, është akti më makabër. Në këto 10 vite u larguan shqiptarët, secili prej nesh kemi humbur një të tretën e të dashurve tanë që kanë ikur jashtë. Me këto ritme Shqipëria shkon drejt zhdukjes, dhe ky mendon se do të jetoj diku në Karaibe apo në ishujt e nxehtë të oqeanit Indian. Ne jemi këtu për t’u thënë se; Edi Rama sot ke para, banka, por me asgjë nuk mundesh kurrë që të mposhtët idealet e këtyre qytetarëve. Idealet e këtij revolucioni. Sot pasi asgjësoi PS, i hoqi të drejtën, votën dhe çdo gjë dhe e ktheu në sektin e rilindjes. Ai kërkon që të asgjësojë PD. Mendon se do e përjashtojë nga zgjedhjet, por Edi Rama do të përjashtojmë nga Shqipëria. Ne jemi këtu sa të jetë toka, nuk do të lëvizim kurrë. Revolucioni ynë ka misionin e madh të demokracisë, të shpëtimit, të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Historia na mëson se sa herë që shqiptarët janë bashkuar , kanë bërë mrekullitë e tyre. Le të bëjmë dhe ne mrekullitë tona. Ta ndërrojmë këtë vit të shqiptarëve, rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”, tha Berisha.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...