8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Floriana Garo thirrje qytetarëve: “Policia harxhoi 2.2 mln euro për makina me qira, bashkohuni kundër kësaj mazhorance hajdute”

Zëdhënësja e grupit të Berishës, Floriana Garo ka mbajtur një deklaratë për media nga selia blu.

Garo denoncoi se për 67 makina Hyundai, Policia e Shtetit do të shpenzojë 2.2 milionë euro, ndërsa pas katër vitesh përdorim këto mjete do t’i kthehen koncensionarit.

Sipas saj, një makinë do të kushtojë 30 mijë euro për katër vjet, dhe në fund të kësaj periudhe do t’i kthehet tregtarit, i cili do të mund ta rishesë për të nxjerrë një fitim të dytë.

Ajo i bëri thirrje shqiptarëve që të mos braktisin vendin por të bashkohen kundër kësaj mazhorance hajdute, akt të cilin e konsideroi si mënyra e vetme.

 

 

Deklarata e plotë:
Për 67 makina Hyundai, Policia e Shtetit do të shpenzojë 2.2 milionë euro. Pas katër vitesh përdorim këto mjete do t’i kthehen koncensionarit.
Me një përllogaritje të thjeshtë, një makinë do të kushtojë 30 mijë euro për katër vjet, dhe në fund të kësaj periudhe do t’i kthehet tregtarit, i cili do të mund ta rishesë për të nxjerrë një fitim të dytë.
Edhe pse skema e ‘leasing’ është e njohur, ajo që duket mister është vendimi i Policisë së Shtetit për të shpenzuar 30 mijë euro për një makinë Hyundai, e cila e blerë e re në tregun e automjeteve, me zero kilometra, do të kushtonte nga 19.500 USD deri në 21.500 USD.
Pra, Policia shpenzon rreth 10 mijë dollarë më shumë për të marrë në përdorim një makinë për katër vjet dhe më pas për ta kthyer mbrapsht.
Ky veprim mund të kuptohej po të kryhej nga policitë e vendeve të pasura, si Gjermania apo Suedia, por jo nga një vend si Shqipëria ku rroga mesatare është më e ulëta në rajon, ku policët paguhen pak mbi minimumin jetik, dhe për këtë arsye jo pak prej tyre, korruptohen.

Nuk ka asnjë mister në fakt në këtë skemë. Është vendimi i qartë i krerëve të korruptuar të Policisë për të futur në xhep para të qytetarëve, duke thelluar varfërinë e popullsisë dhe korrupsionin e policisë.
Këtë e shpjegon edhe fakti se, në procedurën e tenderimit nuk ka konkurrencë, pra nuk ka oferta të ndryshme që mund të ulnin çmimin, por kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë të bashkuar në një të vetëm, “ANTIGONE RENTALS’’ dhe “ALBANIA MOTOR COMPANY”.
Edhe vlera që ata kanë paraqitur si ofertë ka qenë shumë e përafërt me fondin limit, çka tregon se mes kërkuesit dhe ofertuesit, pra mes Policisë së Shtetit dhe koncensionarit, ka pasur një dakordësim paraprak.

Kjo nuk është gjë tjetër veçse një vjedhje e kalkuluar, në serinë e vjedhjeve që policia politike e Rilindjes anti-kombëtare bën në kurriz të qytetarëve.
67 makinat po të ishin blerë në tregun e lirë do të kushtonin të paktën 670 mijë dollarë më pak, dhe nuk do të ndërronin duar pas katër vjetësh, por mund të ishin pjesë e Policisë së shtetit, ose të shiteshin të përdorura dhe të fusnin një shumë të caktuar në arkën e shtetit.
Partia Demokratike e dënon këtë vjedhje të taksave tuaja, që shkojnë në xhepat e një grupi që nuk ka agjendë tjetër veç pasurimit nëpërmjet korrupsionit.
Prokuroria duhet të nisë hetimet menjëherë, pasi elementët e korrupsionit që përbëjnë vepër penale janë të qartë.

Organet e ligjit që nuk ndjekin skemat korruptive që dëmtojnë arkën e shtetit dhe qytetarët shqiptarë, dëshmojnë se, ose kanë frikë ose janë vetë pjesë e skemës.
Qytetarëve u bëjmë një thirrje: dora e gjatë e pushtetit në xhepin tuaj duhet prerë.
Ikja nga Shqipëria nuk mund të jetë zgjidhja: kjo i mban hajdutët pafund në pushtet.
Bashkimi kundër hajdutëve është alternativa e vetme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...