20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Sulm vetëvrasës në Pakistan, të paktën nëntë policë u vranë dhe 16 të tjerë u plagosënrëndë

Të paktën nëntë policë u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën në një sulm vetëvrasës në autobusin me të cilin po udhëtonin sot në Pakistanin jugperëndimor. Kështu konfirmoi policia e këtij shteti. “Një person me bombë kishte hipur në një motoçikletë dhe u përplas në pjesën e pasme të autobusit,” tha Abdul Hai Amir, një zyrtar i policisë lokale.

Sulmi ndodhi në qytetin Dadar në rrethin Katchi, rreth 120 kilometra në juglindje të Quetta, kryeqyteti i provincës Baluchistan. Numri i të vdekurve mund të rritet pasi tetë të plagosur janë në gjendje kritike.
Ky është i fundit në një seri sulmesh kundër policëve në Pakistan. Asnjë organizatë nuk ka marrë ende përgjegjësinë.

Balochistani është një provincë e madhe, e varfër dhe pak e populluar e Pakistanit, në kufi me Afganistanin dhe Iranin. Provinca është e pasur me hidrokarbure dhe minerale, por banorët e saj, gati 12 milionë njerëz, ankohen se qeveria pakistaneze i ka margjinalizuar dhe po vjedh burimet natyrore të rajonit.

Për vite me radhë ka qenë skenë e konflikteve të dhunshme ndërmjet grupeve të ndryshme etnike dhe fetare. Në rajon, policia është shpesh shënjestër e sulmeve nga grupet kryengritëse lokale ose talebanët pakistanezë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...