27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Iraku vendos ndalimin e konsumimit të alkoolit, politikanët e krishterë përpiqen të rrëzojnë ligjin e miratuar

Iraku ka vendosur ndalimin e konsumimit të alkoolit, por ky vendim nuk është pritur mirë nga politikanët e krishterë.

Politikanët e krishterë në Irak po përpiqen të rrëzojnë një ligj të ri të miratuar në vend, që ndalon importin dhe shitjen e alkoolit. Të shtunën, doganierëve iu dhanë urdhra që të nisnin zbatimin e ligjit, të miratuar muajin e kaluar, pavarësisht kundërshtimeve.

Grupi i krishterë, që ka 5 deputetë në parlamentin e Irakut, e dërgoi ligjin në gjykatë, duke e quajtur jodemokratike.

Konsumimi i alkoolit në ambientet publike është i ndaluar në Irak, ku shumica e popullsisë janë të besimit mysliman, por alkooli mund të blihet në dyqane të posaçme dhe lokale të licencuara.

 

 

Ligji ishte miratuar fillimisht në vitin 2016, por hyri në fuqi vetëm në shkurt, pasi u botua në fletoren zyrtare. Sipas tij, ndalohet shitja, importi dhe prodhimi i alkoolit. Për kundërvajtësit zbatohet një gjobë që arrin deri në 25 milionë dinarë irakianë, ose 16 mijë euro.

Të krishterët, anëtarë të Lëvizjes Babilonase, thonë se ligji është antikushtetues sepse nuk njeh të drejtat e pakicave dhe kufizon liritë e tyre. Gjithashtu, sipas tyre ligji bie ndesh me një tjetër dekret qeveritar, sipas të cilit aplikohet një taksë 200% e vlerës mbi pijet alkoolike të importuara nga jashtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...