12.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Situata në PD, Artan Fuga: “Gjithmonë me shumë vonesë lëvizjet brenda opozitës, ndarja në histori sjell përparim”

Akademiku Artan Fuga, ka analizuar zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike.

Në një status në Facebook, Fuga shkruan se ndarja brenda partisë sipas tij është një lajm i mirë, ndërsa shton se prej muajsh ka thënë se që vetëm ndarja e prerë e ndihmon partinë më të madhe opozitare në vend në qartësimin e pozicioneve të deputetëve .

STATUSI:

Ndarja brenda partisë demokratike – një lajm i mirë!

U desh që Partia Demokratike të hante një goditje nga ana e vendimit të fundit gjyqësor, që të kuptohej, apo të pranohej zyrtarisht, se deputetë dhe figura politike brenda saj, antagoniste midis tyre, nuk mund të qendronin bashkë në atë parti.

Bashkim fallco!

Unë kam muaj që e them që vetëm ndarja e prerë në atë parti ndihmon në qartësimin e pozicioneve të deputetëve që janë në kolltuk me votën e elektoratit demokrat, ndihmon në qartësimin e elektoratit dhe të jetës politike në përgjithësi, si edhe ndihmon vetë atë parti dhe vetë demokracinë në vend!

Përjashtohuni! Vetëpërjashtohuni! Bashkëpërjashtohuni!

Ndarja në histori sjell përparim. Uniteti fallco, është si llum, si ujë i mbetur, si moçal.

Shpresë e kotë se do të ruash fondet e paprekura, pronësinë e paprekur të ndërtesës, park veturash etj, duke qendruar nën një çati si ato çiftet e divorcuara që nuk kanë se ku jetojnë të ndarë!

Grupi i Bashës të përjashtojë kundërshtarët në Parti, sikurse drejtuesit e Partisë Demokratike, zoti Berisha, të përjashtojë ata që nuk janë me të!

Sikurse bëri me Bashën dhe Alibeajn, por ende në formë deklarate politike, pa një vendim normativ partiak!

Por jo vetëm me ta! Duhen pyetur të gjithë deputetët : Me kë grupim jeni? Se kështu, edhe Kuvendi është bërë lëmsh!

Vetë populli opozitar nuk di se kush është kushi! Kjo e dëmton fuqinë elektorale opozitare pra edh interesin tonë si qytetarë, pa qenë militantë politikë, por që mendojmë se shoqëria jonë ka nevojë edhe për pushtet të drejtë edhe opozitë të fortë!

Me vonesë, shumë me vonesë, por ndarja duket sikur filloi. Kjo nuk bëhet me deklarime, por me vendime organesh drejtuese.

Gjithmonë me shumë vonesë lëvizjet brenda opozitës, nuk di dot përse, por gjithmonë vijnë vetëm si reagim i fakteve të kryera të imponuara dhe nuk paraprijnë!

Por, tani një slogan ka : bashkëpërjashtohuni!

Sikurse po deklarohet! Ndarja e qartë në parti, në Kuvend, kudo, sjell unitet në elektorat!

Uniteti i sëmurë, fallco, përçan elektoratin, kurse ndarja si qartësim në grupin e deputetëve dhe parti, e unifikon elektoratin!

Me një fjalë është koha të pyesni njeri tjetrin: Me kë je ti miku im?

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...