34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Marrin “kthesë” hetimet për ekzekutimin e shqiptarit në lokalin në Athinë, pasi u tha se u vra gabimisht

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak se autori i vrasjes, 34-vjeçari Elis Salaj nga Fieri pretendonte se vëllai i viktimës i kishte bërë atentat disa muaj më parë.

34 vjeç rezulton bashkëpronar i një klubi të njohur nate në rrugën “Liosion” ne Athinë.

Në dhjetor 2022, atij iu është bërë një atentat i dështuar jashtë biznesit. Në momentin që ka tentuar ta qëllojë, autorit iu është bllokuar arma dhe është larguar nga vendngjarja.

Elis Salaj, i cili dyshohet se është kreu i një grupi kriminal në Athinë, dyshonte se autor i atentatit ishte vëllai i Pëllumb Islamit.

Këta dy të fundit ndodheshin në lokalin “Nea Ionia” mbrëmjen e 21 shkurtit dhe vëllai i viktimës ka debatuar me grupin e Elis Salaj.

Më pas, ata kanë dalë jashtë lokalit ku ka nisur shkëmbimi i zjarrit.

Nga të shtënat me armë mbeti i vrarë 40-vjeçari nga Rusani i Delvinës, i cili sipas hetuesve ëshët qëlluar për vdekje nga Elis Salaj.

Pas zbardhjes së dinamikës së ngjarjes, prokuroria greke ka firmosur 8 urdhër arreste për vrasjen e Pëllumb Islami.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“PasqyrAlbania”, zgjidhja e re e Ramës për protestat? Eksperti: “Version i ri i një...

0
Pas protestave maratonë të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, kryeministri Edi Rama ka prezantuar një platformë të re komunikimi me qytetarët, të quajtur “PasqyrAlbania”....

Aksident tragjik në Kavajë, përplasen motomjeti dhe automjeti, humb jetën 49-vjeçari

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën pas përplasjes së motomjetit me një...

Islanda i thotë “Jo” afrimit me BE-në, 52.5% kundër: Sovraniteti dhe peshkimi mposhtin argumentin...

0
Islanda i ka thënë “Jo” afrimit të mëtejshëm me Bashkimin Evropian, duke e kthyer referendumin në një debat të gjerë mbi sovranitetin kombëtar, kontrollin...