16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

“Falë spektaklit lashë çdo gjë që i bënte dëm trupit tim”, Stresi lë shtëpinë e Big Brother Kosova

Reperi i njohur Stresi nuk rresht së befasuari me deklaratat e tij.

Pas eksperiencës së tij si konkurrent në Big Brother Vip Kosova, ai ka rrëmbyer vëmendjen e publikut me një rrëfim tepër emocional.

Gjatë transmetimit të spektakti të mbrëmshëm ai deklaroi se edhe pse nuk e ftoi garën, nga kjo eksperiencë ka fituar gjëra më të rëndësishme.

Stresi tregoi se gjatë qëndrimit të tij 90 ditor në BBV, ka lënë duhanin dhe alkoolin të cilat dëmtonin shëndetin e tij.

Mes të tjerash ai rrëfeu se:

“Nuk e kam pasur të lehtë as unë. Nga data 5 dhjetor lashë duhanin, lashë alkoolin, lashë çdo gjë që trupit tim i bënte dëm. Nuk e kam shprehur dhe nuk do ta shpreh i kam lënë vetëm për arsyet e mia personale që në radhë të parë do t’i lë për veten, për atë njeri që më rriti me shumë mundime, për atë njeri që do të më shoh burrë në vetvete, një djalë të vendosur, ia doli. I lutem Zotit që kështu të vazhdoj përpara sepse vjen një moment që duhet të ndalesh”, u shpreh 36-vjeçari.

Pyetjes se nëse e kishte të vështirë të jetonte i mbyllur, reperi i’u përgjigj: “Jashtë nuk do të kisha më të lehtë t’i lija. Po të mos vija jashtë do të vazhdoja njëjtë. Unë kurrë nuk kam dashur të nxjerr veten në një pozitë të keqe në Big Brother VIP Kosova, por këtu e kam provuar veten me një vend të tillë ku duhet ta shtosh duhanin apo të pish prej mërzisë. Nuk ka qenë aspak e lehtë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...