22.2 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Lufta në Ukrainë/ Kina paralajmëron: SHBA-ja duhet të ndryshojë qëndrim ose rrezikon konflikt

Shtetet e Bashkuara duhet të ndryshojnë pikëpamjen e “shtrembëruar” karshi Kinës ose do të pasojë “konflikti dhe konfrontimi”, tha ministri i Jashtëm i Kinës të martën, teksa mbrojti qëndrimin e Pekinit lidhur me luftën në Ukrainë dhe raportet e ngushta me Rusinë.

SHBA është angazhuar në shtypjen dhe kontrollin e Kinës në vend se të angazhohet në konkurrencë të drejtë dhe të bazuar në rregulla, tha ministri i Jashtëm kinez, Qin Gang, për gazetarët në margjinat e mbledhjes vjetore parlamentare në Pekin.

“Perceptimi dhe pikëpamjet e Shteteve të Bashkuara për Kinën janë thellësisht të shtrembëruara”, tha Qin, që është këshilltar i presidentit kinez, Xi Jinping, dhe deri vonë ishte edhe ambasador i Kinës në Uashington.

“SHBA-ja e sheh Kinën si rivalen kryesore dhe sfidën më të madhe gjeopolitike”, tha ai.

Raportet mes dy superfuqive botërore janë të tensionuara për vite me radhë për një sërë çështjesh, përfshirë Tajvanin, tregtinë dhe së fundmi edhe për luftën në Ukrainë. Por, muajve të fundit raportet u përkeqësuan pasi SHBA-ja rrëzoi një balonë në hapësirën e saj ajrore dhe tha se ajo ishte një balonë kineze e spiunazhit.

SHBA-ja ka thënë se nuk po kërkon konflikt, por Qin tha se kjo i bie në praktikë që Kina nuk duhet të përgjigjet me fjalë ose vepra kur sulmohet.

“Kjo është e pamundur”, tha ai.

Deklaratat e tij janë të ngjashme me ato të pasardhësit të tij, Wang Yi.

“Nëse SHBA-ja nuk frenohet dhe vazhdon të shkojë në rrugën e gabuar, asnjë masë mbrojtëse nuk do ta parandalojë që të dalë nga shinat, që do të shndërrohej në konflikt dhe konfrontim dhe kush do t’i mbajë pasojat katastrofike?”, u shpreh Qin.

Zyrtarët amerikanë shpesh kanë folur për vendosjen e masave mbrojtëse në raportet dypalëshe me Kinën, për të parandaluar që tensionet të përshkallëzohen në krizë.

Gjatë konferencës për media, Qin po ashtu tha se “një dorë e padukshme” po shtyn drejt përshkallëzimit të luftës në Ukrainë “për t’iu shërbyer agjendave të caktuara gjeopolitike”, pa specifikuar se kujt i referohet.

Ai përsëriti thirrjet e Kinës se dëshiron dialog për t’i dhënë fund luftës.

Kina vitin e kaluar tha se ka partneritet “pa kufi” me Rusinë, disa javë para nisjes së pushtimit të Ukrainës. Pekini ka fajësuar zgjerimin e NATO-s për nxitjen e luftës, duke përsëritur ankesat e Rusisë.

Kina ka refuzuar që ta dënojë pushtimin dhe ka mbrojtur qëndrimin e saj për Ukrainën, pavarësisht kritikave të Perëndimit se ka dështuar që ta quajë Rusinë agresore.

Kina po ashtu ka mohuar akuzat e SHBA-së se po e shqyrton mundësinë që të furnizojë Rusinë me armë./ REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...