25.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Historia tronditëse e rrëfimit të vrasjes së dy vajzave nga kreu i bandës së Lushnjës, të shpallura të zhdukura 10 vite më parë

Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu u zhdukën në të njëjtën datë mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004. Kjo është një nga ato histori që bëjnë jehonë ende dhe sot për faktin se nuk ka asnjë gjurmë për fatin e të dyjave, por edhe sepse i vetmi autor i dyshuar nuk jeton më.

Arben Hoxha bashkëjetuesi i Nertila Osmanit, kreu i një prej bandave famëkeqe të Lushnjës i cili është vrarë në vitin 2005. Vajzat u njohën në lokalin ku punonin bashkë në zonën e ish-bllokut në Tiranë në vitet 2000. Periudhë gjatë së cilës Nertila u lidh me Arbenin, ndërsa nisën bashkëjetesën duke marrë një shtëpi me qera, në zonën e Laprakës. Në vitin 2003 vjen në jetë vajza e tyre e vetme.

Ata nuk patën celebrim, ndërsa ditën që partneri i kërkoi Nertilës të takoheshin pranë doganës, do të nisej për në Gjermani. Pas debatit qe ndodhi mes tyre Nertila shkon tek shoqja e saj Sonila Kryeziu. Ajo njofton në telefon fqinjën se do të kthehej atë natë. Arbeni ishte personi i fundit që Nertila pati kontakt, ndërsa e ëma mëson se edhe shoqja e saj ishte larguar po atë natë, pasi një djalë me emrin Dani nga Durrësi e kishte telefonuar rreth orës 20:30-të të mbrëmjes më datë 11 mars të vitit 2004.

Biseda në emision

Dëshmitarja: Unë jam … nga Tirana dhe martuar në Lushnjë. Unë di të vërtetën çfarë ka ndodhur me dy vajzat.

Odeta Dume: Na tregoni…

Dëshmitarja: Ish e dashura e Benit (kreu i një prej bandave të Lushnjës)

Odeta Dume: Po

Dëshmitarja: Ben Hoxha quhej dhe ai i vrau të dyja.

Odeta Dume: Ku ka ndodhur vrasja?

Dëshmitarja: I ka vrarë dhe i ka varrosur në Divjakë. Në plazhin e Divjakës në rërë

Odeta Dume: Nga e mësove këtë ngjarje ti, nga e di ti që…

Dëshmitarja: Sepentja. Sepentja quhej Armand dhe ai ka groposur trupat. Ai më ka treguar krimin, ka qënë nën efektin e alkoolit.

Odeta Dume: Ku jeton ky?

Dëshmitarja: Ai për fat ka vdekur vjet dhe ka qënë pjesë e grupit të Arben Hoxhës. Ama ai nuk ka qenë vetëm. Rrëmujë e sherre e shamata, se Beni kishte një gjë. Nëqoftëse t’i i ktheje përgjigje Benit, të vriste në vend. Ishe i eleminuar

Odeta Dume: Sa persona kanë marrë pjesë në krim?

Dëshmitarja: Vajzat i vrau Beni dhe trupat i kishte hedhur në makinë. Ai ka telefonuar Sepenten dhe një person tjetër që t’i groposnin. Dhe këta të dy i groposën trupat e vajzave.

Odeta Dume: Të kujtohet, çfarë vendi konkretisht të ka treguar?

Dëshmitarja: Sa kaloje gabinat e plazhit, që kanë qenë të kohës së Enverit. Sa i kaloje, janë ato si kodrina të rërës, si duna. Aty i kanë groposur.

Odeta Dume: Po emri i personit të tretë të kujtohet? Ai që shoqëroi Sepenten për të groposur trupat?

Dëshmitarja: Nuk ma ka thënë emrin, po sigurisht pjesë e grupit të tyre ka qenë

Kjo dëshmi ka shokuar jo pak familjarët e dy vajzave të humbura, ndërsa motra e njërës prej tyre la studion e emisonit duke shpërthyer në lot.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT