22.2 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

“Edi Rama e urren Durrësin dhe qytetarët e tij”, Dritan Burgija mbi planin zhvillues të qytetit të Durrësit

Dritan Burgija u shpreh mbi planin zhvillues të qytetit të Durrësit, të paraqitur nga qeveria.

Ai e paraqit atë si një “plan djallëzor” të kryeministrit për të planifikuar prishjen e mijëra shtëpive në zonën e Kënetës dhe lagje të tjera të Durrësit.

Burgija bën thirrje për të votuar PD-në, pasi sipas tij kryeministri Rama, nuk ka në plan të bëjë ndonjë gjë të mirë për qytetarët e Durrësit përveç degdisjes së tyre jashtë nga pronat që u përkasin shton ai.

DRITAN BURGIJA: “Duhet të dini se Rama nuk kërkon të grabisë vetëm pronat e banorëve të Tiranës, por edhe shtëpitë e durrsakëve. Me një gjoja plan zhvillues të Durrësit, të mbyllur në zyrat e Kadastrës dhe selisë së qeverisë dhe Partisë Socialiste të qytetit, ka planifikuar prishjen e mijëra shtëpive në zonën e Kënetës, në lagjet 17 dhe 18 të qytetit, në qendër të qytetit, në lagjet 5 dhe 6, si dhe çdo cep të njësive administrative të Durrësit dhe degëdisjen e qytetarëve pa adresë dhe pa asnjë sqarim për kompensim.

Jashtë planit të grabitjes nuk ka mbetur asnjë njësi administrative e Durrësit, ku zona e Kënetës do të ketë problemin më të madh, por nga marrëzia qeveritare nuk shpëton askush. Pa asnjë dyshim, Kryeministri Edi Rama e urren Durrësin dhe qytetarët e tij, sepse i shikon dhe i emërton si pushtues të një pasurie që vetë ai do të përvetësojë me lukuninë që ka nga mbrapa.

Edi Ramës dhe shpurës së tij nuk i mjafton vetëm vota e njerëzve tani, por ai bashkë me votën, po u kërkon të dorëzojnë letrat e pronave dhe pasurive të tyre, të ardhmen e fëmijëve. Në atë kuti, bashkë me votën, po kërkon tapinë e pronave të tyre. Në ditët në vijim do të jemi këtu dhe pranë qytetarëve në cdo cep të Durrësit për të denoncuar e sqaruar qytetarët se çfarë u rezervon ky regjim pas datës 14 maj.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...