22.9 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Berisha në Pogradec : Ne jemi të sigurt që do të ftojmë, dhe do shkojmë drejt përmbysjes së monizmit

Sali Berisha po prezanton sot kandidatin për Bashkinë Pogradec, Zini Tollozhina, të dalë nga procesi për Primaret, për të kandiduar për zgjedhjet e 14 majit.

Që në nisje të fjalës së tij Berisha tha se kandidatët e tij janë ata që do të sjellin lirinë, ndërsa sfidoi Ramën duke pohuar se jo vetëm që do të hyjnë në zgjedhje, por dhe do të fitojnë.

“Jam këtu për të paraqitur para jush një nga demokratët më të devotshëm, një nga bijtë e Pogradecit si kandidat për kryetar Bashkie. Kudo ku shkoj ndjej një këndesi të veçantë se asnjë nga kandidatët që paraqes nuk janë kandidat të kryesisë apo kryetarit, por të votës suaj dhe të lirisë.

Sot garojnë kandidatët e lirisë, karshi kandidatët e bodrumeve, shpellave dhe dosjeve të fshehta. Asnjë njeri nuk kam dëgjuar se ça procedure ndjek partia tjetër, e krimministrit, ndjek procedurën e klaneve kriminale dhe valixheve me euro që paraqiten për të garuar.

Ne vijmë sot në një moment të paprecedent në 32 vite. Si kurrë më parë një përpjekje antikushtuese, antidemokratike bëhet për të përjashtuar forcën kryesore demokratike nga zgjedhjet. Bëhet për të konsoliduar monizmin e bazuar te krimi dhe droga. S’ka ndodhur kurrë akte të tilla.

Ne jemi të sigurt, që jo vetëm do marrim pjesë në zgjedhje, por do t’i ftojmë ato dhe do shkojmë drejt përmbysjes së monizmit. Ky entuziazëm ka një qëllim kryesor, shpëtimin e shoqërisë shqiptare që po shfaros kombin.”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...