34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“I merren qytetarëve 64 milionë dollarë për anijet gjeneratorë në Vlorë”, Berisha akuzon Belindën

Berisha akuzoi zv.kryeministren Belinda Balluku se me vendimin e saj për të sjellë dy anijet gjeneratorë në Vlorë, i merren qytetarëve 64 milionë dollarë.

Sipas tij kosto e prodhimit të energjisë përmes këtyre anijeve është më e lartë se çmimi në bursë.

“Sot ka sjellë Belinda Balluku dy gjeneratorë monstra, të cilët ishin në Bangladesh. Kosto e prodhimit të energjisë me ata ishte 2-3 herë më e lartë se në bursë. Prodhimi i energjisë në Shqipëri është 2 terravat më shumë sesa nevoja. Ju i paguani tigrave të belindës nga 90 mijë dollarë. Në fund të dy viteve këto janë fiks 64 milionë dollarë. Edi Rama ka përdorur korrupsionin duke blerë deklarata poshtë e përpjetë dhe thotë se Amerika nuk korruptohet. Amerika nuk korruptohet por McGonigal korruptohet”, tha Berisha.

Sipas tij “Zgjedhjet janë shumë më tepër se sa lokale. Duhet të japim një mesazh që një grup dhe organizatë kriminale që për vete jeton në luks, punon ditë e natë për të pasuruar veten dhe nuk punon aspak për qytetarët. Kurrë nuk kam qenë dhe nuk do jem kundër të pasurve, por sa të jem gjallë në politikë të parin do të vendos qytetarin, hallet dhe dertet e tij dhe nuk do bëhem kurrë pjesë e asaj amalgame pushtet- oligarki që u thith gjakun çdo ditë qytetarëve me vjedhjet dhe plaçkitjet e tyre. Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhje për ndryshimin. Ne sot jemi njerëzit më të vjedhur dhe më të varfër në Europë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...