34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Konfindustria reagon për kontrabandën e naftës : Përveç goditjes së buxhetit, dëmtohet konkurrenca

Teksa në vendin tonë janë kapur raste të kontrabandës së naftës, Konfindustria kërkon marrjen e masave. Vetëm në 4- 5 muaj janë sekuestruar mbi 35-45 mijë tonë karburant, në anijet tregtare në Portin e Porto Romanos.

Administratori i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku thekson se vlera e shitjes me pakicë e sasisë së kapur arrin në 45-55 milionë euro.

Konfindustria vlerëson, se shkalla e lartë e “fshehjes fiskale” pasojë e kontrabandës masive të karburanteve, përveç dëmtimit të rëndë të buxhetit të shtetit, shkakton edhe prishje dhe çrregullime të rënda të konkurrencës ndërmjet bizneseve në gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare më pasoja shkatërrimtare në afatgjatë.

DEKLARATA E KONFINDUSTRIAS

Konfindustria kërkon marrjen e masave të jashtëzakonshme kundër kontrabandës masive të karburanteve në vend.
Konfindustria vlerëson, se mbështetur vetëm në të dhënat e bëra mediatike të institucioneve shtetërore, në një periudhë 4-5 mujore janë sekuestruar mbi 35-45 mijë tonë karburant kontrabandë të kapur në anije tregëtare në Portin e Porto Romanos/Durrës. Vlera e shitjes me pakicë e sasisë së mësipërme shkon në 45-55 milion euro. Nga sasia e mësipërme, vlera e kontrabandës/fshehjes së detyrimeve fiskale, që duhet të derdheshin në buxhetin e shtetit, mund të shkojë në 30-40 milionë euro. Sa më sipër, vjen si pasojë e drejtëpërdrejtë e shkallës së lartë të taksimit të karburanteve në Shqipëri si dhe subjektivizmit dhe korrupsionit të agjensive përgjegjëse shtetërore.

Vlerësohet, se sasitë e karburanteve të kapura në përgjithësi vijnë si pasojë e sinjalizimeve të agjensive të specializuara ndërkombëtare për shkak të shkeljes së embargos nga vende si Libia, Rusia, Irani, etj. Fitimi real në këto raste për kompanitë është shumë i lartë për shkak, se çmimi i blerjes është pothuaj 1/3 e cmimit të bursës ndërkombëtare, ndërkohë që çmimet e krahësimore të shitjes në tregun e Shqipërisë janë nga më të lartat në nivel kontinenti.

Sasitë e mësipërme janë vetëm pjesa e kontrabandës së karburanteve të kapur në anije transportuese. Këtu nuk përfshihet kontrabanda e anije transportuese, që nuk janë kapur. Gjithashtu, nuk përfshihen sasitë e karburanteve të kontrabanduara me anije peshkimi, nga rafineritë e vendit, lëvizjet ndërkufitare, etj.
Sasia e vërtetë e kontrabandës së karburanteve në Shqipëri është mjaft e lartë. Krahasimi i konsumit të karburanteve ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë tregon, se vlera e kontrabandës mund të shkojë mbi 300 milion euro/vit.

Konfindustria vlerëson, se shkalla e lartë e “fshehjes fiskale” pasojë e kontrabandës masive të karburanteve, përveç dëmtimit të rëndë të buxhetit të shtetit, shkakton edhe prishje dhe çrregullime të rënda të konkurrencës ndërmjet bizneseve në gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare më pasoja shkatërrimtare në afatgjatë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...