25.6 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

“Ajo do të jetë e detyruar o të ndërrojë profesion ose shtet”, motra e Olta Gixharit reagon ndaj kercenimit të luizit

Kiara gjatë Prime-s së të martës pati dhe një avantazh. Avantazhi për moderatoren ishin titujt e lajmeve që janë bërë për të gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Mes informacioneve ishte edhe një titull në lidhje me një deklaratë të motrës së Olta Gixharit, Gerta Gixhari. Ajo kishte shprehur mendimin e saj për marrëdhënien Kiara-Luiz dhe për vijmësinë e saj jashtë, mendim i cili nuk i ka pëlqyer aspak Luizit. Para pak ditësh, Luizi shprehu brenda shtëpisë se do t’i japë një përgjigje motrës së Oltës dhe kjo e fundit do të jetë e detyruar të ndërrojë profesion ose shtet.

“Do i jap një përgjigje që ajo do të jetë e detyruar o të ndërrojë profesion ose shtet”, tha Luizi.

Ndërkohë ditën e sotme ka ardhur edhe reagimi i motrës së Oltës e cila i është përgjigjur Luizit. Ajo u shpreh se është mësuar me kërcënimet e Luizit dhe se nuk frikësohet aspak.

“Jemi mësuar tani që Luizi ka një natyrë që vetëm kërcënon dhe intimidon gjithmonë banorët që janë aty dhe e kemi parë tani që kërcënimet e tij nuk kanë asnjë lloj vlere. Unë nuk jam trembur me burra më të fortë dhe më të pushtetshëm se sa Luizi. E para e punës, Luizi të blejë një shtëpi një herë të futi kokën që të zë dhe gruan. Unë i kam mbyllur këto punë”, tha ajo.

“Unë kam shprehur që kjo marrëdhënie mund të ketë vështirësi nga ana e Kiarës, jashtë. Ajo ka në plan të parë karrierën, por kjo nuk do të thotë që Luizi duhet të kundëvrihet me kërcënime. Nuk ka pse të kalojmë në kërcënime”, shtoi Gerta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...