14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Gjendet i djegur mjeti i përdorur në atentatin në Don Bosko mbrëmjen e djeshme

Gjendet i djegur mjeti i përdorur në atentatin në Don Bosko mbrëmjen e djeshme. Mjeti tip “BMW” është gjetur i djegur në afërsi të Bubqit teksa brenda janë gjetur edhe dy armë zjarri, tip kallashnikov.

Armët dhe makina do t’i nënshtrohen ekspertizës. Viktimë e të shtënave mbeti banakierja e lokalit Mimoza Paja.

Si pasojë e të shtënave u plagosën edhe 5 persona ndërsa mbesa e saj 10 vjeçare u lëndua gjithashtu.

Të plagosur mbetën Astrit Meraj, 42 vjeç, Emanuel Sala, 47 vjeç, Ermir Bejuku, 45 vjeç, Genc Shohalli, 55 vjeç dhe Sahit Murati, 50 vjeç.

Ndërkohë nga hetimet pista kryesore është ajo e përplasjes mes bandave, në lokalin e Fajon Muratit, një emër i njohur për drejtësinë. Ai dyshohet se ka shkuar në Turqi duke thyer edhe masën e arrestit.

Sipas të dhënëve mësohet se 28-vjeçari ka shkuar fillimisht në Kosove e më pas është larguar drejt Turqisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...