23.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Trafiku i drogës nga Saranda në Igumenicë,kapet shtetasi grek me 45 pako me 66 kg majrijuanë

Vazhdon në mënyrë te pandërprerë trafiku i drogës nga Saranda në Igumenicë. Një tjetër sasi droge është sekuestruar nga policia greke. Policia ndoqi një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër dhe e ndaloi në qytetin e Igumenicës. Brenda mjetit u gjetën dhe sekuestruan 45 pako me 66 kg e 980 gram marijuanë. Operacioni është zhvilluar dy ditë më parë por policia greke e ka bërë të ditur lajmin sot për shkak të sekretit hetimor.

Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, shtetas grek, të cilit i’u sekuestruan edhe 2.2 gram heroinë, 100 euro dhe 1 celular. Mjeti ishte nisur nga Athina deri në kufi me Shqipërinë ku ngarkoi drogën.

Pronari i mjetit, shtetas grek, u arrestua nga Komisariati i Peristerit ku shkoi për të denoncuar mjetin si të vjedhur. Ai akuzohet si organizator i transportit. Në banesën e tij u sekuestruan 29.6 gram marijuanë. Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet në rreth 167 mijë e 450 euro.

Prej fillimit te vitit, policia greke ka evidentuar dhe kapur 6 raste te trafikut te drogës nga Saranda në Igumenicë dhe ka sekuestruar 343 kg dhe 244 gram marijuanë me vlerë totale nese do shitej në Greqi mbi 858 mije euro. Ndërsa në vënde të ndryshme të Greqisë prej fillimit te vitit jane kapur rreth 840 kg marijuanë e cila dyshohet se vinte nga Shqiperia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...