17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Ngjarja e rëndë në Selenicë parandalohet nga policia , dy persona dhunojnë dhe tentojnë të vrasin me armë zjarri

Një qytetar 33-vjeçar me inicialet E.B., ka përfunduar në pranga pasi ka qëlluar me armë zjarri dhe ka dhunuar një 36-vjeçar ndërkohë që është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, 30-vjeçari me inicialet J. Rr.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ramicë të Selenicës në Vlorë, ku autorët ka qëlluan me armë zjarri në drejtim të një 36-vjeçari pasi e kishin kërcënuar dhe dhunuar atë, për t’u dhënë një shumë parash.

Sipas burimeve të policisë të dy autorët kanë precedent kriminal në fushën e krimeve.

Qyetari me inicialet G. L. ka mundur të fshihet dhe t’u shpëtojë të shtënave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Njoftim i Policisë

Selenicë/Ndërhyrja në kohë dhe puna profesionale e shërbimeve të Policisë, bëjnë të mundur parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale.

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të një 36-vjeçari, pasi e kishin kërcënuar dhe dhunuar atë, për t’u dhënë një shumë parash, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari, si dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Të dy këta shtetas, me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit.

Shërbimet e Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Ramicë, 2 shtetas kishin qëlluar me armë zjarri, në drejtim të një 36-vjeçari, kanë organizuar punën me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale.

Si rezultat i kërkimeve intensive dhe ndjekjes së shtetasve që qëlluan me armë zjarri, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i njërit prej tyre, konkretisht i shtetasit:

-E. B., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëautori i dyshuar, shtetasi J. Rr., 30 vjeç, banues në Vlorë, për kapjen e të cilit vijon intensivisht puna.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur dhe dhunuar shtetasin G. L., 36 vjeç, i cili punonte çoban, në fshatin Ramicë, për t’i marrë atij një shumë parash. Të dy këta shtetas, pasi nuk kanë marrë paratë e kërkuara nga 36-vjeçari, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të tij. Shtetasi G. L. ka mundur të fshihet dhe t’u shpëtojë të shtënave.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...