10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Pas përplasjes vdekjeprurëse të trenave në Greqinë qendrore , njerzit shpërthejnë në protesta kundër qeverisë së tanishme

“57 të vdekur” është shkruar me ngjyrë të kuqe tek letra që një demostruese ka ngjitur në pulovër.

Të gjithë në Selanik, qytetin e dytë për nga madhësia të Greqisë, e dinë për çfarë bëhet fjalë:

57 është numri i njerëzve të vrarë gjatë përplasjes shkatërrimtare të trenave që ndodhi mbrëmjen e 28 shkurtit, kur lokomotivat e dy trenave që udhëtonin me shpejtësi të madhe u përplasën në rrethinat e fshatit Tempi, që ndodhet pranë qytetit Larisa.

Gruaja 58-vjeçare, me letrën në pulovër është një nga qindra-mijëra protestuesit në Greqi, që dolën në rrugë për të shfryrë zemërimin në rrugët e më shumë se 50 qyteteve të mëdha dhe të vogla në gjithë vendin.

“Tregon se të gjithë ata që kanë qenë dhe janë në qeveri nuk mendojnë për mirëqënien e njerëzve, por vetëm për përfitime personale. Ky krim e tregon mirë këtë gjë,” thotë ajo me zemërim.

“Krim” është një fjalë që shfaqet në shumë pllakata dhe afishe; “vrasës” është fjala tjetër. Por protestuesit protestojnë jo vetëm kundër qeverisë aktuale, por edhe asaj të mëparshme. Njerëz të të gjitha moshave dhe bindjeve politike protestuan më 8 mars krah për krah duke rënë dakord për një gjë, që i gjithë sistemi politik duhet të pranojë përgjegjësinë për viktimat e përplasjes.

Shpresa të parealizuara nga qeveria greke

Përplasja e trenave tregoi se pilafi nuk mban më ujë. Me zgjedhjet që pritet të mbahen, zemërimi i njerëzve duket se vjen në një kohë të papërshtatshme për qeverinë e kryeminstrit, Qirjako Micotaqi.

Asgjë nuk ka mbetur më nga premtimet e Micotaqisit për progres dhe modernizim, premtime me të cilat ai erdhi në pushtet në verë të 2019.

Shpresat e shumë grekërve lidhur me qëndrimin e tij në postin e kryeministrit, janë kthyer tani në zhgënjim dhe zemërim.

Sistemi hekurudhor vazhdimisht i financuar keq

Këto ditë ditë duatrokitjet nuk i marrin politikanët, por sindikalistët si Thodoris Varidakis-it. Ai është përgjegjës për mbarëvajtjen e trenave në kompaninë e privatizuar greke të trenave, Hellenic Train, dhe prej vitesh ka tërhequr vëmendjen për gjendjen e keqe të këtij sektori.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...