32.1 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Skandali me McGonigal, Berisha: “Rama e kupton vetë që ka marrë fund, por përpiqet të paraqitet si kokë turku”

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën me gazetarët tha se Rama po përpiqet që të paraqitet si kokë turku në rastin e skandalit me McGonigal.

Teksa i referohet mediave të huaja dhe deklaratës së ish-kreut të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, Berisha u shpreh se Rama ka marrë para nga ruset së bashku me Deripaskën për t’ia hequr fushat e naftës amerikanëve dhe për tia dhënë Gazpromit rus.

Berisha u shpreh se do te jene qytetarët shqiptarë që do paguajnë për këto vendime rreth 300 mln euro gjobë në arbitrazhin ndërkombëtar.

“Po e damkosin me epitete nga më të rëndat. Afera McGonigal ishte Colpo di grazia, mbi një kapo meduze.

Rama u tha këto ditë mediave të huaja se ai në aferën e McGonigal ishte koka e turkut. E kupton vetë që ka marrë fund, por përpiqet të paraqitet si kokë turku.

Si qenka koka e turkut, është fajtor përgjegjës bashkë me Deripaskën për qëllime të ndryshme në rekrutimin e kryezbuluesit të SHBA.

Të dhëna tronditëse ka sjellë dje në media së ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford. Ai tha se të dy këta, Rama dhe Mcgonigal në bashkëpunim kanë përzënë nga fushat e naftës amerikanëve dhe për t’ia dhënë Gazpromit rus.

Ju e dini që Deripaska ka marrë deri në 2022 pagesa, ndër të tjera edhe investitor strategjik. Por përzënia e investitorëve amerikane dhe zëvendësimi i tyre me investitorë rus, përveç orientimit strategjik shumë të gabuar dëshmon se Rama dhe McGonigal kanë marrë valixhe me para ruse, janë paguar për licencat në të gjithë këtë aferë. Ata që kanë humbur janë qytetarët shqiptarë që do paguajnë për këto vendime rreth 300 mln euro gjobë në arbitrazhin ndërkombëtar”, tha Berisha.

Berisha po ashtu u shpreh entuzias per fitoren e opozites me 14 maj: “Ka një optimizëm të madh për fitoren e opozitës më 14 maj. Kudo që shkoj dhe gjatë javës që lamë pas, fundjavën e kaluar unë kam bërë takimet me entuziaste.

Pranvera do të jetë pranverë e fitores, ndonëse këto janë zgjedhje lokale, por është pranverë e fitores mbi monizmin.

Qytetarët shqiptarë po kuptojnë cdo ditë se cili është morali, cili është karakteri i atij që është sot kryeministër, i cili është shndërruar de facto në turpin e Shqipërisë dhe trupin e botës së lirë. Është shndërruar në një njeri pa shpresë, për të cilin media e botës po shprehin çdo ditë neverinë ndaj tij.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...