34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Arrestimi i kreut të Bashkisë së Bulqizës/ Berisha: “Ka një analogji të madhe mes arrestimit të tij dhe kontrollit të befasishëm që iu bë”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për arrestimin e kreut të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla për abuzimet me tenderat duke thënë se atij “nuk i futej gjemb në këmbë” deri në momentin që deklaroi se do të rikandidonte sërish dhe nuk pyeste partinë.

Në konferencën me gazetarët, Berisha tregoi detaje nga arrestimi i Allës ku tha se iu vunë hekurat pesë orë pasi deklaratës së tij duke e konsideruar si një “akt i mirëfilltë i drejtësisë politike”.

Gjithashtu, Berisha tha se ka një analogji mes arrestimit të tij dhe kontrollit në banesën e ish-bashkëshortes dhe partneres aktuale të Arben Ahmetajt pasi kontrollet u bënë pa asnjë mandat duke shkelur ligjin.

“I denoncuar për vjedhje monstruoze në ndërtimin e rrugëve, që ishte unik në botë sistemi i tij për të vjedh dhe nuk i futej gjembi në këmbë përkundrazi drejtësia e Edi Rama e mbronte edhe nga thithja e kokainës në lokale duke pretenduar se nuk është ai por dikush tjetër në momentin që tha se do të rikandidonte dhe nuk pyeste partinë pas pesë orësh iu vunë hekurat dhe iu servir kjo si një akt i drejtësisë së pavarur në fakt është akt i mirëfilltë i drejtësisë politike që për katër vite i mbajti në sirtar dosjet e tij dhe kur kërcënoi partinë se do të kandidojë e arrestuan.

Ka një analogji të madhe mes arrestimit të tij dhe kontrollit të befasishëm që iu bë pa asnjë mandat te partnerja dhe ish-bashkëshortja e Arben Ahmetajt, organet lizgjabtuese kanë të drejtë të kontrollojnë në cdo rast që lindin dyshime por kurrë në kundërshtim me procedurën ligjore, kam denoncuar me qindra herë Arben Ahmetaj  dhe kam bindje që ai ka një seri veprash penale të kryera por vetëm se kërcënoi Edi Ramë, ai e kërcënoi i tha je ti që ke mbledhur 17 firma për 24 orë se unë si ministër se bëja dot kurrë atë, kërcënoi Don Agacion, Erion Veliajn dhe tani nuk merrem me thelbet por bëjnë kontrolle pa autorizime të turpshme, kontrolle policeske të dënueshme, nëse ke dyshime paraqitja gjykatës ose prokurorit por janë bërë qëllimisht të tilla për të dalë se gjetën virbatorë këta janë me faqezi nuk mund të ketë si këta, si mendon se me një lajm do të mund të eklipsonte damkosjen e Olsi Ramës me Armand Josifin, mendoi se do të mund të zhurmonte shkrime të tjera me të cilat po e damkosin cdo ditë e më zi”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...