32.1 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Berisha akuzon Alibeajn: “Të shpallësh kryetar atë që nuk është kryetar do të thotë  të pranosh të emëruarin e Ramës”

Ish kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat e tij ndaj kreut të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, duke e cilësuar peng të kryeministrit.

Duke komentuar vendimin e KAS për regjistrimin në zgjedhje të PD së Alibeajt, Berisha bëri akuzën e fortë kur tha se “të pranosh e diskutosh për PD një njeri që nuk është votuar kurrë, cdo individ që i lejon vetes këtë gjë e bën për qëllime të caktuara. Këta janë pengje që zbatojnë vetëm urdhrat e Ramës sepse ai i ka në dorë për vepra kriminale për të cilat mund t’i çojë në burg”.

Sali Berisha: Të shpallësh kryetar atë që nuk është kryetar do të thotë  të pranosh të emëruarin e Ramës.

Sic e dini janë shkelur cdo normë e ligj i këtij vendi dhe i këtij narko shteti. Të pretendosh se Alibeaj që nuk është votuar e as emëruar kurrë, nuk është votuar në asnjë forum të partisë, e nuk guxon te votohet se nuk merr asnje vote për kryetar, që e ka shndërruar veten në një peng lëvozhgë të Ramës, këtë e bën vetëm Rama.

Kjo do të thotë të kthehesh te opozita e emëruar. Ka një vendim gjykate që është në fuqi akoma deri sa të zbardhet vendimi, që Berisha është kryetar partie, por këtu nuk kanë rëndësi ligjet, por tmerri shpirtëror që ka Rama e mendon se përmes Alibravës e Alibashës mendon se mund të shpëtojë nga 14 Maji.

Për Alibeajn s’ka asnjë vendim gjykate, por ky është një pseudo shtet.

Ka rregulla të prera statutore, por ka një gjë, është vegël i kapur peng në krim nga Edi Rama dhe ky është problemi i tij, s’ka lidhje me PD, Basha e AliBrava s’kanë lidhje me PD janë të dy pengje të Ramës dhe Rama i përdor ata në mënyrën më të pamëshirë.

Anëtarët e PD e kanë këtu selinë dhe PD ka vetëm një, ata të cilët mendojnë ndryshe janë të detyruar nga propaganda e Ramës.

Të pranosh e diskutosh për PD një njeri që nuk është votuar kurrë, cdo individ që i lejon vetes këtë gjë e bën për qëllime të caktuara.

Këta janë pengje që zbatojnë vetëm urdhrat e Ramës sepse ai i ka në dorë për vepra kriminale për të cilat mund t’i çojë në burg.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...