21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Basha për marveshjen Kosovë-Serbi: Uroj që mungesa e nënshkrimit të mos shërbejë si pretekst për të zvarritur zbatimin e marrëveshjes

Lulzim Basha ka shkruar në Facebook pas bisedimeve Kosovë-Serbi. Ai e cilëson këtë një hap të rëndësishëm për integrimin evropian të të dy vendeve. Për Kosovën shprehet se është duke u treguar konstruktive për të nënshkruar marrëveshjen, ndërsa Vuçiç ende nuk ka firmosur, Basha shpreh keqardhje dhe uron që mungesa e nënshkrimit të mos shërbejë si justifikim ër ta zvarritur marrëveshjen.

Në fund Basha shpreh mirënjohje për zyrtarët që po ndërmjetësojnë bisedimet duke shpresuar që marrëveshja të realizohet sa më shpejtë.

Basha: Një hap i rëndësishëm u hodh sot në Ohër nga Kosova dhe Serbia në rrugën e bashkëpunimit dhe integrimit europian.

Kosova nën lidershipin e Albin Kurtit tregoi dhe njëherë se është në tryezë me konstruktivitet dhe vullnetin për të nënshkruar një marrëveshje që i shërben Kosovës por gjithashtu rajonit dhe vetë Serbisë për të hapur një faqe të re paqeje dhe stabiliteti.

Keqardhje që Serbia sërish nuk pranoi të nënshkruajë këtë marrëveshje çka do të tregonte përmasën e plotë të përkushtimit për një kapitull të ri të marrëdhënieve të saj me Kosovën dhe BE. Uroj që mungesa e nënshkrimit të mos shërbejë si pretekst për të zvarritur zbatimin e marrëveshjes.

Mirënjohje për Bashkimin Europian, Josep Borell, Miroslav Lajçak, për SHBA dhe Gabriel Escobar për punën dhe përpjekjet titanike për të arritur deri te ky moment. Le të shpresojmë se një dritë e re po çel për Kosovën, Serbinë dhe gjithë rajonin tonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...