25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Pagat në sektorin privat rriten me ritme 2.5 herë më të larta se në shtet, ngushtohet diferenca e pagave dy sektorëve

Emergjenca në tregun e punës është duke ushtruar presion mbi pagat, por kjo po reflektohet më shumë në sektorin privat.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se në tremujorin e fundit të vitit 2022 pagat në sektorin privat u rriten me ritme 2.5 herë më të larta se në atë shtetëror, por pagat e administratë publike vijojnë të jenë më të larta. Paga mesatare për një të punësuar në sektorin shtetëror arriti në 74,450 lekë më një rritje vjetore 5.6%, ndërsa paga në sektorin privat arriti në 62,198 lekë me rritje vjetore 14.5%. Rritja më ritme më të larta se në sektorin publik po ngushton diferencën e pagave ndërmjet sektorit privat dhe atij publik.

Në vitin 2018 paga mesatare në sektorin privat ishte sa 76% e pagës mesatare në shtet, ndërsa në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ky raport arriti në 83.5%.

Tregu i pagave në sektorin privat po lëviz më shpejt, i nxitur nga dy faktorë kryesorë. Së pari, të gjithë sektorët e ekonomisë po përdorin rritjen e pagave për të mbajtur punonjësit, të cilët po pakësohen çdo ditë nga emigracioni dhe konkurrenca ndërmjet sektorëve të brendshëm.

 

 

Së dyti, qeveria po rrit pagën minimale më ritme më të larta se në fillim të dekadës. Me një vendim të fundit paga minimale arrin në 40,000 mijë lekë në fillim të prillit nga 36,000 mijë lekë që është aktualisht ose 18% më shumë më e larta që nga viti 2007.

Emergjenca për punonjës po ushtron presion për rritjen artificiale të pagave në kushtet kur modeli ekonomik nuk po orientohet nga produktiviteti. Bizneset në të gjitha sektorët në përpjekje për të mbajtur stafet po aplikojnë rritjen e pagave si mundësia e fundit për të shmangur falimentin. Katër vite më parë gati 45 për qind e të punësuarve paguheshin deri në pagën minimale.

Vitin e kaluar në tremujorin e tretë të vitit kjo kategori zuri vetëm 15% të totalit te të punësuarve, sipas raportimit të INSTAT. Brenda një viti përqindja e punonjësve me pagë minimale u përgjysmua teksa u pa një rritje e kategorive të punonjësve me paga më të larta.

Vitet e mëparshme vendimi i qeverisë për rritjen e pagës minimale pritej me debat për shkak të kostove që krijonte të bizneset.

Si një ekonomi që e ka të bazuar modelin të krahu i lirë i punës, pagat e ulëta vazhdojnë të jenë në themel të konkurueshmërisë, por tani kur forca e punës po emigron pikërisht prej pagave të ulëta, leva e pagave duhet të lëvizë në marshe më të shpejta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...