2.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

“Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet më të rëndësishme nga 1992 deri sot”, Berisha në Rrogozhinë

14 maji deklaroi Berisha është një thirrje për kushtrim, ndërsa tha se kjo është një datë e rëndësishme pasi do të vijë ndryshimi me anë të votës. Zgjedhjet e 14 majit siç u shpreh kryetari i PD janë zgjedhjet me të rëndësishme nga 22 marsi i vitit 1992 deri më sot. Ai u shpreh se Rrogozhina është një bashki me potenciale të jashtëzakonshme për të gjithë banorët e saj. Berisha u shpreh se Shqipëria kaloi dy monizma ku i pari ishte ai që kaluam në diktaturë komuniste,  monizmi i dytë, ky i sotmi është një tragjedi kombëtare. Ai gjithashtu tha se të gjitha pushtetet janë në dorën e një njeriu që tall dhe përqesh edhe presidentin e Republikës sikur ta kishte një shërbëtor të vetin.

Ndër të tjera Kryetari i PD shtoi:

 

“Shpreh mirënjohjen dhe nderimin më të madh për banorët e  kësaj bashkie kudo që janë. Kam gjithashtu një nder të veçante që vij ktu për të paraqitur para jush kandidatin per kryetar bashkie Shkëlqim Hoxha. Është një demokrat i qëndresës në ditët më të vështira te PD i cili ne vitet  97-99, në nje kohë kur PD luftonte për mbijetese, bëri gjithçka për ta mbështetur atë në të gjitha mënyrat. Ai ka treguar aftësi të veçanta. Unë ju garantoj ju se Shkelqim Hoxha me aftësitë e tij me përkushtimin, dashurine e respektin që ushqen për ju do të bëj gjithçka që t’ua rikthej bashkinë e Rrogozhinës si shtëpine tuaj, do të bëj gjithçka që të përmirsojë çdo dite dhe çdo vit infrastrukturën, suksesin e bizneseve, zhvillimin e fermave dhe fermerëve, zhvillimin e turizmit. Ju garantoj se Shkëlqim Hoxha bashkinë e Rrogozhinës do ta shndërroi në bashki model për qytetarët e saj. 14 maji vertetë është një ditë ku ju jeni të ftuar ta ndryshoni me votën tuaj ndryshimin e Rrogozhinës, zgjedhjet e 14 majit janë njëkohësisht zgjedhjet më të rëndësishme nga 22 marsi i vitit 1992 deri sot.Për të realizuar rendesine e ketyre zgjedhjevë mjafton që secili nga ne të mendojë ç’po ndodh me Shqipërinë në këto vite. Po ndodh një braktisje masive, sikur të mos ishte një dhe i bekuar, por sikur të ishte një tokë e mallkuar.  Ndërkohë që Rrogozhina është një bashki me potenciale të jashtëzakonshme për të begatuar, lumturuar, mëkëmbur të gjithë banorët e saj, për të mbajtur në trojet e veta, bijtë dhe bijat dhe për ti prosperuar ata më shumë se kudo tjetër. Pse atëherë ikin, çfarë ndodh me fëmijët tanë, çfarë ndodh me fqinjin tonë, me miqtë, të afërmit, fisin, kushërinjtë, pse ata ikin? Pse ne sot kemi më shumë se 1/3 e tyre të larguar dhe të tjerë që mendojnë të largohen sa më parë.  Në pamje të parë ky është një shpopullim i frikshëm. Nëse në 8 vite nga Shqipëria, Rrogozhina dhe çdo zonë e këtij vendi u larguan më shumë se 1/3 e popullatës. 937 mijë shqiptarë janë larguar vetëm në hapësirën e Shengen, mbi 1 milion në të gjithë botën. Imagjinoni për një moment të vazhdojë kështu, të vazhdojë me këtë sistem me këtë qeverisje. Në 8 vitet e ardhshme, më shumë se kaq dhe pas 16 vitesh askush nuk e di sa qytetarë do kenë mbetur në Rrogozhinë, sa shqiptarë do kenë mbetur në Shqipëri. A nuk është ky një apel, a nuk është ky një kushtrim për të përdorur në 14 maj votën për ndryshimin e madh, për ndryshimin për të cilin Shqipëria ka nevojë jetike për të marrë kthesën e madhe. Ka nevojë njëlloj si ajri, që zogu ka nevojë për të fluturuar, ka nevojë si i sëmuri për oksigjen.  

Pse ndodh kjo miqtë e mi? Po të mos vinim nga diktatura këtë shpjegim ndofta dhe nuk do ta bëja, por ne e dimë mirë, më mirë se kushdo tjetër në Europë, se ç’do të thotë monizëm, sundim i një partie shtet, se ç’do të thotë kur të gjitha pushtetet merren në një dorë. Monizmin e parë e kaluam në diktaturë komuniste. Ai bazohej në ideologjinë marksiste-leliniste dhe varfëroi shqiptarët si asnjë vend në botë.

Monizmi i dytë, ky i sotmi është një tragjedi kombëtare. Të gjitha pushtetet janë në dorën e një njeri i cili edhe presidentin e Republikës, e tall dhe përqesh sikur ta kishte një shërbëtor të vetin dhe jo përfaqësues. Një despot që nuk njeh ligj, që ska ligj, ska rregull, normë, standard, nuk ka flamur, ska nder, nuk ka asgjë”, tha kreu i PD.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT