32.1 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Alibeaj: Kemi bërë maksimumin për të pasur një kandidat të demokratëve

Alibeaj është shprehur se futja e një kandidati të një partie tjetër në garëv do të ishte një ndarje finale mes demokratëve, Kryetari i Komanduar i PD-së sipas vendimit të fundit të KQZ-së u shprehë se është i papajtueshëm fakti që të ketë dy kandidatë të PD-së.

Alibeaj thotë se nuk ka asgjë personale me Berishën, po lufta është duke u bërë për PD-në, parti e cila e ka në ADN marrëdhënien me perëndimi. Ai thotë se duhet bërë një luftë e madhe për përcaktimin e kandidatëve dhe se duhet parë bashkimi i forcave, pasi vetëm kështu mund të luftohet Edi Rama.

Pyetje: Në Mirditë u shprehët se futja e një pjese demokratësh në një logo të një partie tjetër shënon thuajse një ndarje finale mes demokratësh, a janë ndërprerë urat e komunikimit me Berishën?

Alibeaj: PD nuk ka sesi të ketë 2 kandidatë, ka vetëm një kandidat, të tjerët mund të jenë nën logo të tjera, në parti të kundërta nga PD si PL apo PS le të themi. Të marrësh demokratë dhe t’i çosh në një parti që nuk ka këtë logo apo ngjyrë, unë besoj se sipas rregullave të statutit është e papajtueshme me pozicionin dhe qëndrimin e PD-së.

Unë e kam bërë të qartë për Berishën, nuk është çështje personale, por qartësisht e identitetit të PD-së. PD është themeluar si parti pro-perëndimore, marrëdhëniet me SHBA dhe MB janë në thelbin dhe AND-në e kësaj partie. Relatat apo aleanca e kësaj partie me to janë më shumë se të shenjta. Kemi bërë maksimumin, përtej cdo durimi që është i justifikueshëm për të pasur një kandidat të demokratëve dhe më gjerë se kaq. Një kandidat fitues me  moral ku të bashkohen ata që duan ta shohin regjimin e Edi Ramës në një kufi, është e qartë për gjithsecilin prej nesh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...