5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Nënshkruhet një marrëveshje me vlerë mbi 62 mln euro, mes Kosovës dhe BE

Kosova edhe Bashkimi Europian kanë nënshkruar një marrëveshje më vlerë mbi 62 milionë euro. Kjo marrëveshje është pjesë e programit IPA 2022, që parasheh financimin e disa projekteve në fusha të ndryshme.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë nënshkruar marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së, për Programin vjetor IPA 2022.

Bazuar në këtë marrëveshje Kosova përfiton 62.25 milionë euro për projekte në fusha të ndryshme.

Në ceremoninë e nënshkrimit që është zhvilluar të premten në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, Bislimi ka folur për fushat në të cilat do të përdoren këto mjete.

“Me nënshkrimin dhe hyrjen në fuqi të IPA 2022 Kosova po përfiton edhe 62.25 milionë euro nga Bashkimi Europian, të cilat do të zbatojnë një sërë projektesh, sikurse përkrahja për profesionet e lira në Kosovë, Instrumenti për përafrimin me standardet e Bashkimit Europian, përkrahje për mjedisin dhe energjinë e gjelbër, eficienca e energjisë, ekonomia qarkore dhe e mbeturinave, ujërat e zeza, zhvillimi i përgjithshëm socio-ekonomik, si dhe përkrahja për kthimin dhe integrimin e komuniteteve”.

Ai ka deklaruar se projektet do të bashkëfinancohen edhe nga buxheti i Kosovës në vlerë prej 4.7 milionë eurove dhe se marrëveshja do të sjellë edhe financime nga partnerë të tjerë bilateralë në vlerë prej 24.88 milionë eurove.

Gjithsej sipas tij kjo marrëveshje mundëson zbatim të fondeve në vlerë prej 91.83 milionë eurove.

Ai ka thënë se kjo është marrëveshja e tretë që Kosova po nënshkruan në kuadër të programeve IPA 3, brenda një periudhe të shkurtër.

“Deri më tani kanë hyrë në fuqi dy marrëveshje për IPA-3, marrëveshja , njëra për programin IPA 2021 dhe tjera për Programin IPA 2023, kjo e fundit e orientuar në mbështetje të sektorit të energjisë. Javën e kaluar në pranuam pagesën e parë nga Bashkimi Evropian në buxhetin tonë për IPA 2023 në vlerë 67.5 milionë euro, që përbën 90 për qind të shumës totale prej 75 milionë eurosh, po ashtu projektet për IPA 2021 tani janë në fazën kontraktuale nga Zyra e BE-së dhe partnerët zbatues për ato”.

Ndërkaq, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se ka 15 vite që shohin se si në baza ditore, fondet që jepen nga BE-ja në kuadër të programit të paraanëtarësimit, ndikojnë në zhvillimin e Kosovës.

“Më këtë mbështetje që ka vlerën prej 62.25 milionë eurove, BE-ja jo vetëm që mbetet ofruesi më i madh i mbështetjes financiare, por më e rëndësishmja është se dëshmon që BE-ja është partnere strategjike dhe mike e Kosovës. Kjo asistencë dhe angazhimi ynë në Kosovës është për të mbështetur zhvillimin të të gjithëve në Kosovë”.

Ai ka thënë se këto fonde do të përdoren për prioritete të caktuara.

Ka përmendur në këtë rast kontributin për një shoqëri multietnike stabile e me një sistem të drejtësisë llogaridhënës, adresimin e nevojave urgjente të Kosovës, mbështetjen e projekteve për dekarbonizim dhe mbledhje të mbeturinave si dhe mbështetjen për projekte në fushën e arsimit.

BE-ja ka filluar ofrimin e financimit IPA për Kosovën që në vitin 2007. Programet IPA I dhe IPA II kanë mbuluar periudhën 2007-2020, duke përfshirë 14 Marrëveshje vjetore të Financimit me vlerë prej 1.2 miliardë euro. Financimi IPA III që mbulon periudhën 2021- 2027 dhe Marrëveshjet vjetore të Financimit kanë filluar të zbatohen vitin e kaluar, me Marrëveshjen për vitin 2021 me vlerë 64 milionë euro dhe atë për vitin 2022, të dorëzuar sot, me vlerë 62 milionë euro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...