14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Kandidatët e Primareve janë nuset dhe dhëndurët e lirisë, Berisha prezanton kandidatin ë Peqin

Berisha: Faleminderit për këtë takim kaq entuziast që përbën mesazhin më të shkëlqyer që ju i dërgoni shqiptarëve, kudo që janë. Ky entuziasëm është energjia e bashkimit të shqiptarëve, në një betëjë historike, të rivendosjes së pluralizmit në Shqipëri, energjia e fitores së kanidatëve të Primareve në mbarë Shqipërinë, është energjia e shpresës që sjell ndryshimin, një entuziasëm që çel për shqiptarët shpresën për ndryshimin. Kam ardhur në dekada shpesh te ju, kam paraqitur kandidatë për bashki, për deputet, Mustafa Pashën e kam mik të vjetër, ata kandidatë nuk janë më të kryesisë, janë të qytetarëve. Ata vendosën të votohen nga ju, kandidatët e Primareve janë nuset dhe dhëndurët e lirisë. Vendosëm një standard që nuk ka qenë më parë, po për lirinë ky është standardi më i mirë. Demokratët kudo kërkonin t’i zgjidhnin vetë kandidatët. Unë premtova një gjë të tillë, me besimin më të madh se ju keni një shkallë formimi politik shumë të lartë. Në mbarë Shqipërinë ne kemi kandiadatë më të mirë se kurrë më parë. Krahasojini pak këta kandiatë, me ata të palës tjetër, duket sikur vijnë nga bodrumet e natës. Janë zgjedhur që të gjithë nga padrinoja i mafies më të rrezikshme në Evropë Edi Rama. Diku kërciti dajaku në mbledhje, dikujt iu vendosën hekurat në duar, dikush u thirr në SPAK, ndërsa ne e lamë të vullneti dhe besimi juaj. Ky është një investim i madh për të sotmen dhe të ardhmen e këtij vendi. Ne besojmë te dinjiteti njerëzor. Qyetetari i parë i zgjedhur nga ju duhet të bëjë gjitçka që të provojë se e meritoi votën tuaj. Zgjedhjet janë për qeveritarët vendor dhe unë kam kënaqësinë e madhe, që paraqes një peqinase të ndershëm si Mustafa Pashja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...