0.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

14 maji është një ditë të cilët ne pas 31 vitesh ftohemi të shpëtojmë Shqipërinë nga monizmi, Berisha nga Peqini

Berisha e cilësoi 14 majin si një ditë ku pas 31 vitesh mund të shpëtojnë shqipërinë nga monizmi dhe i ftoi të votojnë për vendosjen e pluralizmit. Kreu i PD u shpreh se është e provuar në histori se katastrofat më të mëdha na i knaë sjellë monizmat dhe jo luftërat. Ai e cilësoi Peqinin si epiqendër të historisë, si bastion kryesor të demokracisë, dhe kjo qeveri e ka kthyer në një tokë të mallkuar për bijtë e saj.Berisha bëri thirrje për 14 maj të tregojmë sado pak dashuri për këtë vend. Ish-Kryeministri i vendit deklaroi se Shqipëria do të bëhet për shqiptarët.

Ndër të tjera Berisha shtoi:

Berisha: “14 maji do të jemi shumë të qartë. Është një ditë zgjedhjesh disa herë më të rëndësishme se zgjedhjet vendore. Është një ditë të cilët ne pas 31 vitesh ftohemi të shpëtojmë Shqipërinë nga monizmi, të votojmë për vendosen e pluralizmit. Në histori është provuar se katastrofat më të mëdha nuk ua kanë sjellë luftërat, po monizmat, ne jemi dëshmitar sa vuajtëm ne nga monizmi i Enver Hoxhës. Siç e ka thën Reagen, demokracisë i mjafton një gjeneratë për t’u zhdukur, këtë fat të hidhur e patëm ne shqiptarët. Forca jonë politike që solli pluralizmin ka vetëm një qytetar në tërë qeverinë. Është shndërruar në një mburojë të bandave të qeverisë. Mediat janë vendosur në kontroll të plotë të narkoqeverisë. Ky monizëm bashkohet te krimi, vjedhja dhe droga. Zgjedhjet e 14 majit janë vendimtare dhe historike. Monizmi nuk është një fatkeqësi vetëm për demokratët, po të gjithë. Monzimi shndërron tokën tonë të bekuar, Shqipërinë me pasuritë përrallore, e shndërron në një tokë të mallkuar. Peqini, epiqendër e historisë. Peqini që ka qenë bastion kryesor i demokracisë e shndërron në një tokë të mallkuar për bijt e saj. Disa muaj më paë isha në një fshat të Shkodrës, në një shtëpi atje i zoti i shtëpisë atje më thotë shoh 2-3 oxhaqe që nxjerrin tym, se është i braktisur. Është një thirrje për çdo shqiptar, në 14 maj të tregojmë pak dashuri për këtë vend. Të firmosim ndryshimin, është vizioni i demokracisë. Ju garantoj se Shqipëria përsëri do jetë për shqiptarët. Sot kërkohet nga çdokush të ulemi të flasim, si demokrat dhe falënderoj të gjithë demokratët e Peqinit dhe deputetin që ju mbështet ju, sepse para këtij monizmi nuk ka shqiptar që nuk i thotë vetes shqiptar dhe nuk do qëndrojë para tij. Çfarë ndodhi këto 8 vite, pse u larguan më shumë se një gjeneratë, mbi 1 milion shqiptar, vetëm në BE 937 mijë. Fatkeqësia është që autor e kësaj drame as nuk duan t’ia dijnë. Jemi në sistemin shëndetësor si në vitin 60. Numri i mjekëve për banor e përcakton këtë, sot kemi shkuar 1 me 1200. Si e zgjidh Rama, duke mashtruar. Si i le 8 vite shqiptarët të kthehen në më të keqpaguarit në 2022. Sot çdo rrogëtar merr një pension me të cilin ai blen 30% më pak se në 2013. Çfarë ndodhi, Rama ngriu rrogat, pensionet. Siç kishim ne para që dyfishuam rrogat dhe pensionet, ai kishte më shumë para, sepse dyfishoi taksat. E rriti borxhin me 43%. Ka marr 5 miliard euro borxh, me të cilat nuk do të kishte asnjë pengesë të rriste 6 herë rrogat dhe pensionet. Nuk po llogaris të ardhurat nga taksat e dyfishuara. I vodhi. KL ka deklaruar vjet se Edi Rama ka vjedhur dhe shpërdoruar 1.1 miliard euro. Sa për të rritur rrogat 130%. Këtu kemi një problem. Shumë të rëndë. Buxheti i shtetit, pasuritë publike ka mjaft qytetarë që nuk e dinë që janë të tyret. Qeveria është thjesht administrator. Ato para që merren borxh, në ligj janë tuajat. Duhen shndërruar në rrogë, pensione, rrugë. Mos mendoni kurrë se janë të qeverisë, të kryeministrit, janë vetëm tuajat”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT