Ramadan Makolli, shqiptar nga Kosova ka qenë pronar i mjetit ‘Range Rover’ që iu vodh në Lezhë 3 vite më parë dhe u përdor në sulmin ndaj Top Channel. Ai ka folur duke zbuluar se makina iu vodh nga roja i hotelit në Shëngjin, ku kishte shkuar për pushime.
“Range Rover” me të cilin është sulmuar Top Channel, ka qenë veturë e imja deri më 10 korrik të 2020-ës, por ajo m’u vodh nga roja i hotelit ku po qëndroja në Shëngjin me pushime atëherë.