25.8 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

Artan Hoxha bën deklaratën: Kompania që ka dhënë ekskluzivitetin kërkoi mbylljen e ‘Big Brother VIP’

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se kompania që ka në zotërim patentën e Big Brother ka kërkuar që ta mbyllë programin pas sulmit të bërë ndaj Top Channel. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se kanë ndjerë që është cënuar siguria dhe e kanë kërkuar mbylljen e programit, por nuk shtoi më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje. Ai tha se Tirana ka mjaftueshëm burime njerëzore për ta zbardhur këtë sulm të rëndë.

“Sot diskutohej kompania, Endemol, që i ka dhënë ekskluzivitetin Top Channel për Big Brother. Është cënuar siguria. Kërkon ta mbyllë. Ti e pe, njeriu që dha të dhënat e para ishte Qetsori, është nga Vlora ai. Duket vlonjati sepse është mësuar. Të ishte në Tiranë do të na kishte thënë janë zjarrfikëse. Por, të flasim për sigurinë, kemi hetuesit më të mirë në kryqytet. Nëse ne me burime të mira njerëzore nuk e zbardhim dot. Atëherë, çfarë të themi? Unë kam qenë tek Top Channel në darkë, kam shkuar dhe në mëngjes sepse nuk bëja dot lidhjen, pse është vrarë roja. Derisa thanë ekspertët që është goditur me një plumb rikoshetë,”– thotë Hoxha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...