22.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

27-vjeçari gjerman arrestohet në Tiranë,i dënuar në Gjermani për shpërndarje të materialeve pornografike

Është arrestuar ditën e sotme në Tiranë një 27-vjeçar gjerman, ndërsa rezultonte i dënuar në Gjermani për shpërndarje të materialeve pornografike.

Bëhet fjalë për shtetasin Patrick Wellner, përkohësisht banues në Tiranë. Ai ishe shpallu në kërkim në Gjermani, ku i ishte shmangur dënimit prej 1 vit e 8 muaj.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.

Njoftimi i Policisë:
Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e materialeve pornografike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Paderborn”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, i shtetasit:

– Patrick Wellner, 27 vjeç, përkohësisht banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale e Paderborn, Gjermani, e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e materialeve pornografike”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë..

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vlorë/ Alarm në Hidrovor: Konstatohet prani gazi, zona rrethohet me masa sigurie

0
Një situatë shqetësuese është raportuar në zonën e pyllit të Hidrovorit në Akërni, ku është konstatuar prani gazi në nëntokë, duke çuar në vendosjen...

Maliqi sulmon vendimin për Kuçovën: “Duhej shkarkuar dhe përballur me drejtësinë”

0
Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke...

Vizita e Mbretit Charles III në SHBA, mes simbolikës historike dhe sfidave diplomatike

0
Vizita shtetërore e Charles III dhe Camilla në Shtetet e Bashkuara po konsiderohet një moment kyç për marrëdhëniet anglo-amerikane, në një kohë simbolike që...

Sulm kibernetik masiv trondit futbollin botëror, publikohen mijëra të dhëna konfidenciale

0
Një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë digjitale në historinë e sportit ka goditur futbollin ndërkombëtar, duke ekspozuar mbi 150 mijë dokumente personale...

Ngërç për presidentin në Kosovë, LVV akuzon opozitën për mungesë propozimesh

0
Çështja e zgjedhjes së presidentit në Kosovë vijon të mbetet e bllokuar, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes forcave politike. Deputetja e Lëvizja...