9.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

“PD do dalë fitimtare”/ Berisha: “Asgjë në këtë botë nuk e ndalon vendosmërinë e saj për t’iu rikthyer shqiptarëve votën e lirë”

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot nga Shkodra, ku ishte për të kujtuar masakrën e 2 prillit se sakrifica e 4 martirëve është një apel, një kushtrim për çdo shqiptar që më 14 maj të votojnë për rivendosjen e pluralizmit, për t’i shkurtuar ditët këtij regjimi antishqiptar dhe çnjerëzor që po i vjedh shqiptarët sa asnjë pushtues tjetër në histori.

“Çdo vit që kalon martirët e 2 prillit, Arben Broci, ish-themelues dhe anëtar i Kryesisë së PD, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, bëhen më të mëdhenj, bëhen më të pavdekshëm me veprën e tyre, me sakrificën e tyre sublime.

Ata mbeten një burim i përjetshëm frymëzimi për të gjithë shqiptarët që duan të jetojnë të lirë, por ata mbeten gjithashtu një detyrim madhor absolut për PD-në t’u rikthejë shqiptarëve votën e lirë. Sot i nderojmë në një monizëm të shëmtuar, të egër, në një monizëm i cili referuar konventës së OKB-së për gjenocidin, ushtron gjenocid ndaj shqiptarëve. Në konventë thuhet se krijimi i kushteve për largimin nga vendi përbën akt genocidial. Kjo po ndodh. Sakrifica e tyre është një apel, një kushtrim për çdo shqiptar që më 14 maj të votojnë për rivendosjen e pluralizmit, për t’i shkurtuar ditët këtij regjimi antishqiptar dhe çnjerëzor që po i vjedh shqiptarët sa asnjë pushtues tjetër në histori. Nderim të thellë veprës së pavdekshme të martirëve të 2 prillit”, tha Berisha.

Ai ftoi demokratët të bashkohen dhe u shpreh i sigurt se “PD në këto zgjedhje do dalë fitimtare dhe i garanton shqiptarët se asgjë në këtë botë nuk e ndalon vrullin e saj, hovin e saj, vendosmërinë e saj për t’iu rikthyer shqiptarëve votën e lirë”.

“Ne jemi të betuar dhe do t’ua faktojmë këtë shqiptarëve.
Unë për çdo demokrat kam një ftesë, të bashkohemi dhe të mos harrojmë se geni ynë është pluralizmi, se ideali ynë është liria. Asnjë demokrat nuk duhet të harrojë investimin e tij. Për sa u përket binomit Basha-Alibasha, ai përbën shëmtirën politike më të madhe në 32 vite, pengjet më të keqpërdorura në historinë politike të Shqipërisë, janë pengje të Edi Ramës dhe çdo votë e imagjinuar për ata është votë për Edi Ramën.
S’ka diskutim që ata faktojnë se ata nuk kanë merituar asnjë besim, asnjë mbështetje, pasi ata janë persona që në radhë të parë shkelmojnë veten e tyre. Në këtë kontekst sillen si pengje pa asnjë lloj vlere”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...