13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Rrumbullaku mbledh drejtorët e policisë,ngjarjet e fundit kriminale pa asnjë autor në fokus të takimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar sot një takim me drejtorin e Policisë së Tiranës Tonin Vocaj.

Në fokus së këtij takimi janë ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur kryeqytetitn, me humbjen e dy të pafajshmëve dhe ecuria e hetimeve për të dyja ngjarjet, në veçanti sulmi ndaj Top Channel.

Në takim marrin pjesë dhe ekspertët e krimeve që po punojnë për zbardhjen e tyre.

Në muajin Mars dy ngjarje të rënda cënuan rendin dhe sigurinë në vend, duke shkaktuar dy viktima.

E para ishte breshëria e armëve në drejtim të një lokali në Don Bosko, ku mbeti e vrarë banakieria Mimoza Paja dhe u plagosën 5 persona të tjerë, dhe rasti i dytë i paprecedentë ishte sulmi me armë në drejtim të Top Channel, ku mbeti i vrarë Pal Kolaj, roje sigurie në televizion.

Të dyja ngjarjet duket se kanë të njëjtën skemë organizimi, ku është qëlluar pa marrë parasysh marrja e jetëve të pafajshme.

Të dyja rastet mbeten pa autorë, duke shtuar pasigurinë sa i takon rendit publik, dhe jetës së qytetarëve

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...