24.3 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

“Vendi i krimit dhe mafias është pjesërisht një vend, që ne e kemi lënë pas “, Rama në Konventën e Turizmit

Hera e parë për Ballkanin, që në një vend të tijin të mbahet KNT-ja. Rama, gjatë fjalës së tij, shfaqi mikpritjen ndaj 38 vendeve pjesëmarrëse, sa kaq i fton ata të ndihen zotër të shtëpisë sonë. Më tej, kryeministri i vendit ceku dhe një frazë tjetër, atë që opozita flet për Shqipërinë, ku e cilësojnë si një vend monist, të mbytur nga krimi dhe mafia. Ai i quan këto stereotipe dhe siguron përfaqësuesit e mbledhur në organizimin e sotëm se pjesërisht këto tema i përkasin së shkuarës dhe përdoren me dashakeqësi nga kundërshtarët politik.

Rama:

Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut kështu shkruan kodi i shqiptarëve, i pari ligj i shkruar i këtij vendi 5 shekuj më parë dhe për sa kohë zoti na vjen në derë përmes atij që shfaqet në prag, ky i fundit është zot shpie për aq kohë sa qëndron mes nesh. Prandaj të dashur miq nga 38 vende të botës në këtë konventë ndërkombëtare të turizmit ndihuni zotër të shtëpinë tonë.

Shijojini sa të mundeni dallimin e skajshëm mes stereotipit të Shqipërisë dhe perceptimit të vetë shqisave tuaja. Ju siguroj që ky që shikoni është i vërtetë ndërsa vendi i krimit, mafias, varfësisë ekstreme, hajdutëve në çdo rrugë apo të pastrehëve është pjesërisht një vend të cilin ne e kemi lënë pas në të shkuarën dhe pjesërisht një vend që e mban gjallë në retorikën e tyre dashakeqe dhe spekulante vendas dhe të huaj me gojën e tyre apo me penën e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...