13.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Berisha ironizon kandidatin e PS për Tropojën: “Dole nga sirtarët e Edi Ramës”

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur sot në Tropojë, ku po prezanton kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Besnik Dushaj.

Gjatë fjalës së tij Berisha, vlerësoi kandidaturën në fjalë, ndërsa shtoi se bëhet fjalë për kandidat të lirisë, të votës së qytetarëve. Ai ironizoi kandidatin e PS-së, Rexh Byberi, duke thënë se doli nga sirtarët e bodrumeve të mafies.

“Sa herë vij këtu, çdo km më bëhet më e lehtë. Kam ardhur për të paraqitur si kandidat Besnik Dushaj. Njërin nga demokratët më të vendosur, një nga pasardhësit e një familjeje të nderuar, njeriu me virtyte që punoi për ndryshimin dhe zhvillimin e kësaj treve. Këtë herë Besniku, Miftar Dauti që na pret në Has, i paraqesim kandidatët të lirisë, së votës suaj, së Primareve. Unë e di që procesi i Primareve, i pari në 32 vite nuk ishte i përsosur por do bëhet.

Ndaluni për një moment ta pyesim pak Rexhën; Ti Rexha i kujt je? Cili socialist të ka zgjedhur ty? Kush të ka votuar? Nga dole? Nga sirtarët e Edi Ramës. Përballen kandidatët e Lirisë me ata të Ramës”, tha Berisha.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...