27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha thirrje kryebashkiakut në detyrë të Tropojës: Hiqi titullin “Qytetar Nderi” Mcgonigalit, është turp i madh

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Tropojës, Rexh Byberi, që t’i hiqet titulli ‘Qytetar nderi’, ish-zyrtarit të FBI-së, McGonigal.

Ai tha se nëse kjo gjë nuk ndodh, vendimi i parë që do marrë këshilli i ri bashkiak i Tropojës do jetë ky.

“Në këto zgjedhje është jetike që secili prej jush ta bëjë natën ditë, të punojë me gjithë mundësitë e tij, të trokasë në çdo derë dhe zemër për të shpjeguar rëndësinë jetike të këtyre zgjedhjeve.

Mediat i kontrollon barbarisht Edi Rama, shqiptarët përjetojnë një diktaturë të mashtrimit mediatik.
Por atë që nuk mund të bëjë Edi Rama, që nuk e ndalon askush, janë takimet me njëri-tjetrin.
Ndaj dhe ne do të tejkalojmë me përpjekjen tona të gjithë terrorin mediatik që ushtrohet përmes mashtrimeve, relativizmit, falsitetit. Edi Rama ka prodhuar kompani që janë të specializuara për të prodhuar shpifje dhe lajme të rreme nga mëngjesi deri në darkë sepse dëshiron të shpëtojë nga faktet e vjedhjes dhe tradhtisë së tij.
Rexhë, po vazhdove, nuk ndalesh në gabimin tënd.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...