18.8 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

“Shqipëria u përket të rinjve”/ Meta takim me gjimnazistët në Tiranë: “Pas 14 majt politika do jetë në funksion të tyre”

Kreu i PL, Ilir Meta shprehet se takimi me gjimnazistët në Tiranë është një motivim për të shtuar vrullin dhe betejën e tij për Shqipërinë që u përket të rinjve.

Meta në ‘Facebook’ shkruan se pas 14 majit çdo politikë qeverisje do të jetë në funksion të të rinjve në mënyrë që ata të mos largohen nga vendi por të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.

Sakaq shton se plani i kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçit për praninë e të rinjve e tyre në Këshillin e Bashkisë dot të jetë  një mbështetje e sigurt për ta.

Postimi i plotë:

Takimi me gjimnazistët e shkollës së mesme “Gjergj Canco” në Tiranë ishte një motivim edhe më shumë për të shtuar vrullin dhe përpjekjet në të gjithë betejën time dhe të Partisë së Lirisë për Shqipërinë që u përket të rinjve.

Pas 14 Majit çdo politikë e qeverisjes vendore, dhe shumë shpejt çdo politikë e qeverisjes qendrore do të jetë në funksion të të rinjve.

Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa mbështetja për të rinjtë, që ata të mos mendojnë si zgjidhje largimin nga Shqipëria, por ta ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.

Bashkia e Tiranës do jetë shembulli më i mirë i përkushtimit ndaj fëmijëve dhe të rinjve.

Plani i Belindit dhe prania në Këshillin e Bashkisë e shumë të rinjve dhe të rejave nga Partia e Lirisë do jetë mbështetje e sigurtë për të rinjtë dhe të rejat e kryeqytetit.

Tirana u përket të rinjve!

Shqipëria u përket të rinjve!

Bashkë🤝Fitojmë!✌️🇦🇱

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...