27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Merren në pyetje 8 persona për atentatin në Shkozet ndaj Aldi Mustafës , ja pistat ku po hetohet

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autori/ët e atentatit ndaj Aldi Mustafës një ditë më parë në Shkozet të Durrësit. Blutë e Durrësit po punojnë ende për zbardhjen e ngjarjes. Për këtë qëllim një grup pune po punon me kamerat e sigurisë të marra nga objektet rreth e rrotull vendit ku ndodhi shpërthimi.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës janë pyetur 8 persona në cilësinë e dëshmitarëve për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje. Është konkluduar se shpërthimi është realizuar me telekomandim në distancë. Deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar apo të shoqëruar.
Aldi Mustafa në dëshminë e dhënë ditën e djeshme ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk ka një ide se cili mund të jetë personi që i ka vënë lëndën plasëse në makinë. Në polici bëjnë të ditur se po hetojnë një pistë në vitin e largët 2001 kur ai ka kryer një plagosje në zonën e plazhit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...