11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Mbi 1.000 palestinezë të paraburgosur pa akuza mbahen në Izrael

Izraeli po mban mbi 1.000 palestinezë të paraburgosur pa ngritur akuza apo nisur proces gjyqësor ndaj tyre, sipas të dhënave të një grupi izraelit për të drejtat e njeriut. Ky është numri më i lartë që nga viti 2003, tha të martën, 4 prill, grupi HaMoked.

Izraeli thotë se kjo taktikë kontroverse, e njohur si ndalim administrativ, i ndihmon autoritetet t’i pengojnë sulmet dhe të mbajnë militantë të rrezikshëm pa zbuluar materiale inkriminuese për arsye sigurie.

Palestinezët dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se kjo mënyrë është keqpërdorur gjerësisht dhe pamundëson procesin e rregullt, pasi që të burgosurit administrativë dhe avokatët e tyre e kanë të pamundur të mbrohen kundër provave sekrete të akuzave.

HaMoked, një grup izraelit i të drejtave që mbledh rregullisht shifra nga autoritetet e burgjeve, tha se që nga prilli, kishte 1.016 të burgosur që po mbaheshin në paraburgim administrativ. Pothuajse të gjithë janë palestinezë të arrestuar me ligjin ushtarak, pasi ndalimi administrativ përdoret shumë rrallë kundër hebrenjve. Katër hebrenj izraelitë mbahen aktualisht pa akuza.

“Nuk ka asnjë parashikim se kur do të përfundojë makthi”, tha 48-vjeçarja Manal Abu Bakr në Dheisheh, një kamp refugjatësh pranë qytetit të Betlehemit në Bregun Perëndimor.

Djali i saj 28-vjeçar, Mohammed, humbi katër vitet e kolegjit në paraburgim administrativ. Burri i saj, Nidal, gazetar dhe prezantues radiofonik, mbetet ende në paraburgim. Ai ka mbajtur 17 vjet burg në tre dekadat e fundit, më shumë se gjysmën e tyre pa akuzë të ngritur, sipas një grupi për të drejtat e të burgosurve, Klubi i të Burgosurve Palestinez.

HaMoked thotë se 2.416 palestinezë janë duke vuajtur dënime pasi janë dënuar në gjykatat ushtarake izraelite. 1.409 të arrestuar të tjerë po mbahen për t’u marrë në pyetje, janë akuzuar dhe janë në pritje të gjykimit, ose aktualisht po gjykohen.

Në mesin e 76 palestinezëve të burgosur gjatë muajit të fundit, 49 janë të burgosur administrativë. Urdhrat e paraburgimit administrativ mund të lëshohen për gjashtë muaj, por mund të shtyhen sërish për një kohë të pacaktuar.

“Shifrat janë tronditëse”, tha Jessica Montell, drejtoresha e HaMoked. “Nuk ka kufizime për përdorimin e asaj që duhet të jetë një përjashtim i rrallë. Thjesht po bëhet gjithnjë e më e lehtë për ta që të mbajnë njerëz pa asnjë akuzë apo gjykim”.

Një sulm ushtarak ndaj militantëve palestinezë në Bregun e pushtuar Perëndimor ka ndihmuar në rritjen rekorde të ndalimeve administrative.

Fushata e bastisjeve të Izraelit në qytete dhe qyteza palestineze pas një vargu sulmesh vdekjeprurëse palestineze vitin e kaluar çoi në arrestimin e mbi 2.400 palestinezëve që nga marsi i vitit 2022, sipas ushtrisë izraelite.

Shërbimi i sigurisë Shin Bet i Izraelit nuk i është përgjigjur pyetjeve të agjencisë së lajmeve AP lidhur me këto të dhëna.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...