11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

“Qeveria mendon se me një VKM mund të rrisë pagën minimale”/ Tabaku: “Rama sheh ëndrra në diell, paga mesatare është luga bosh e tij”

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka komentuar premtimin e kryeministrit Edi Rama për rritjen e pagës minimale, ku shprehet se ky i fundit me po sheh ëndrra në diell.

Tabaku në ‘Facebook’ shkruan se rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë më e ulëta në rajon si pasojë e sistemit të taksimit socialist, ndaj dhe Rama nuk duhet të premtojë pagë mesatare 900 euro vetëm që shqiptarët mos të tundohen për të emigruar.

Sakaq shton se loja me pagën mesatare është lugë bosh e kryeministrit, pasi shqiptarët kanë më pak të ardhura dhe kërcënimi i ekonomisë së Rilindjes po i merr padrejtësisht kursimet dhe të ardhurat atyre.

Postimi i plotë:

Qeveria mendon se me një VKM mund të rrisë pagën minimale, pastaj pagën mesatare dhe në fund mund të përmisojë jetën e shqiptarëve duke i larguar nga tundimi emigracionit.

Ekonomia ndërkohë funksionon ndryshe. Që të marrësh një pagë më të lartë duhet të ofrosh një vlerë të shtuar në ekonomi përmes punës. Kjo do të thotë që biznesi të ofrojë më shumë produktivitet dhe ekonomia e vendit të rritet. Prandaj kur qeveria premton pagën mesatare 900 euro që do rritet me urdhër të kryeministrit, sheh ëndrra në diell. Rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet 2.2% për vitin aktual sipas Bankës Botërore. Një nga rritjet më të ulëta në rajon. Kjo si pasojë e shumë faktorëve përfshirë dhe strukturën ekonomike të dobët që ka ekonomia jonë.

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, dhuratë edhe e politikës së mbrapshtë të taksave, është mbi 20% ndërkohë që të ardhurat e shqiptarëve janë më të ulëtat në Ballkanin Perëndimor.

Ekonomia jonë nuk është konkuruese, nuk po rritet dhe kjo si pasojë edhe e sistemit të taksimit socialist që është promovuar këto 10 vite;

Taksimi socialist i merr 95% të shqiptarëve taksat ndërsa u jep lehtësira taksash 5% të oligarkëve.

Nuk është vetëm taksimi socialist problemi, pasi një ekonomi e ngritur jo mbi konkurencën por korrupsionin; një ekonomi e ngritur mbi oligopolet dhe jo tregun e lirë vrasin çdo ide novatore dhe çdo rritje ekonomike. Produkt i kësaj katrahure politike ekonomike është emigracioni i shqiptarëve nga më të varfërit tek shtresa e mesme që duke ndjerë kërcënimin real të një ekonomie që po ua merr padrejtësisht kursimet dhe të ardhurat nis dhe tenton emigrimin.

Loja me pagën mesatare është luga bosh e propagandës. Shqiptarët kanë sot më pak të ardhura, kursejnë gjithnjë e më pak ndërsa gjithë pushteti është përqëndruar në një elitë të vogël ekonomike që nuk ofron as konkurencë dhe as mobilitet social.

Për këtë mjafton të bëni një llogari; Për vitin 2022 rritja reale e pagës, duke përfshirë dhe inflacionin, ka qenë më e ulët se sa 4%. Shifrat janë kokëforta, realiteti po ashtu nuk ka propagandë që e ndryshon!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...