13.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Shkodër/ Plagosi për motive të dobëta 3 bashkmoshatret e tij, vetdorëzohet autori

Në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, mesditën e sotme pas një konflikti për motive të dobëta, qytetari Aldo Hasani plagosi me thikë tre bashkëmoshatarët e tij: Xhejson Plepi 17 vjeç, Ersid Tula 16 vjeç dhe Kledis Hoxha 16 vjeç dhe më pas u largua. Policia pas kësaj ngjarje, është vënë në ndjekje të autorit, i cili është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër, pas presionit të Policisë dhe negociatave me familjarët e shtetasit e tij.

Njoftimi i Policisë:

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, ku shtetasi A. H., pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me thikë tre bashkëmoshatarët e tij dhe u largua, shërbimet e Komisaritait të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja të DVP Shkodër, janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë ushtruar kontrolle të shumta në ambiente të ndryshme, në akse rrugore dhe në lagjet e qytetit të Shkodrës.

Për shkak të presionit të Policisë dhe falë negociatave me familjarët e shtetasit A. H., u bë e mundur që rreth orës 20:00, ky shtetas të vetëdorëzohej në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Shtetasi A. H. plagosi me mjet prerës thikë, bashkëmoshatarët e tij, shtetasit K. H., E. T. dhe Xh. P.

Shtetasi Xh. P. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa dy shtetasit e tjerë, pas ndihmës mjekësore, janë larguar në banesë.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...