7.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

43-vjeçari vret me armë zjarri kunatën në Shkozë,37-vjeçarja po flinte me vajzën 2 vjeçe kur u qëllua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Tiranë. Një 43-vjeçar ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në Shkozë të Tiranës, ndërsa 43-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Migena Sinani, 37 vjeç, dhe Roland Sinani, 43 vjeç, janë dy viktimat.

Në momentet e fundit të jetës, 37-vjeçarja Migena Sinani ka qenë në shtrat duke fjetur me vajzën e saj dy vjeçare. Migena ishte nënë e dy fëmijëve të mitur, vajza dy vjeçe dhe djali 4 vjeç. Ato kanë qenë në gjumë në orën 04:00 të mëngjesit, kur kunati i saj e ka qëlluar me armë në shtrat. Plumbat i morën jetën, ndërsa la pas dy fëmijët.
Pasi ka qëlluar kunatën, dyshohet se 43-vjeçari ka vrarë edhe veten. Trupi i tij është gjetur në oborrin e banesës, ndërsa arma e krimit është gjetur larg vendit ku u gjet trupi i pajetë i Roland Sinanit. Burime bëjnë me dije se Roland Sinani dyshohet se vuante probleme të shëndetit mendor, pasi merrte mjekime. 43-vjeçari ishte i pa martuar dhe jetonte në të njëjtën banesë me vëllanë e tij dhe Migena Sinanin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...