5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Berisha prezanton Edvar Kodhelin në Fier: Kandidatët tanë do jenë shërbëtorë të përkushtuar

Ish kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Fier Edvar Kodheli.

Berisha u shpreh i bindur se kandidatët e primareve do jenë shërbëtorë të përkushtuar në detyrën e qytetarit të parë.

Berisha: Nuse dhe dhëndurë të lirisë Janë njerëzit e besimit tuaj. Kemi përmbysur një praktikë dhe kemi vendosur lirinë dhe dinjitetin tuaj në themel të përfaqësimit. Sot këta kandidatë detyrohen ndaj jush dhe kam bindjen që nesër në detyrën e qytetarit të parë të bashkisë do jenë shërbëtorë të përkushtuar. Jam i sigurt që do të ndryshojnë për mbarë qytetet ku ata do zgjidhen.

Ndoqa me shumë interes fjalën e Edvar Kodhelit që shquhej nga dy tipare themelore. Vendosja e qytetarit në epiqendër dhe një realizëm i madh. Edvar Kodheli ndonëse kryetar i një bashkie dhe në moment kur akoma PD nuk është në pushtet por ka pushtet të fuqishëm të dhënë nga ju për të përmirësuar në mënyrë thelbësore jetën tuaj. Për të përmirësuar në mënyrë thelbësore, shërbimet ndaj qytetarëve, klimën ndaj biznesit dhe veprimtarinë e fermerëve tanë, sistemin arsimor, shërbimin shëndetësor dhe ky pushtet buron para të gjithash nga vendosmëria e tij për të përdorur me transparencë para jush çdo qindarkë të taksave tuaja.

 Buron nga vendosmëria e tij për të zbatuar filozofinë e Partisë Demokratike që ka në epiqendër familjen, respektin ndaj njeriut, taksat e ulëta që janë një kusht themelor i suksesit të biznesit. Janë një kusht themelor i 2-3 fishimit të bizneseve në qytetet, Janë një gjenerator i fuqishëm i krijimit të vendeve të punës por po kështu kryetari i ardhshëm i bashkisë do ketë zbatim të programit të Partisë Demokratike, një interes madhor për fermerët në katër anët e këtij qarku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...