13.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Banorja e Bërxullës e revoltuar: Postet e larta i fitojnë ata që bëjnë krime

Protestuesit e Bërxullës janë revoltuar me qeverinë shqiptare dhe një prej banoreve shprehet se që të ecësh sot para “duhet të jesh vrasës, të lidhesh me shtetin, postet e larta po i kapin ata që kanë bërë krime, merren me drogë e vjedhin dhe pasojat i kemi ne”. Ajo iu drejtua ministres duke thënë se “ta dijë shumë mirë Ballukja mbesa e kujt është”.

“Ta dijë shumë mirë Ballukja mbesa e kujt është. Ndaj vuajmë ne si popull. Nuk na lënë me bo hajër, se vendos Rama, Belinda, nuk ka drejtësi. Ai sillet si arrogant me ne. Nuk kemi pasur asnjë gjë nga shtetit. Nuk kemi vrarë dhe as masakruar. Sot të ecësh para duhet të jesh vrasës, të lidhesh me shtetin. Postet e larta po i kapin ata që kanë bërë vrasje, merren me drogë e vjedhin dhe pasojat i kemi ne. Ne kërkojmë vetëm gjërat kryesore. Rruga nuk bëhet vetëm për sot. Jeta është e gjatë… apo jam i fortë unë, firma është e fuqishme e mbron shteti dhe na dëmtojnë ne. Njeriu zhgënjehet. Kemi votuar me shpresën se do të bëhet diçka më mirë. I kemi parë të dyja anët dhe jemi shumë të zhgënjyer. Ai të merr tokën të merr shtëpinë, ku të shkojmë, Ishe jeta jonë çfarë do ti lëmë fëmijëve. Shkojmë tek Hipoteka nuk të hapin derën. Ato presin 5 mijë euro, Po shkove përplasesh me sekserin. Dallëndyshe Bici na tha më leni kohë 10 ditë. Por 10 ditëshi ka kaluar. Ne vërtet jemi njerëz të thjeshtë, por kuptojmë. Ne nuk na përkrah asnjë njeri, por kemi vetëm forcën tonë dhe do t’i qëndrojmë. Me shpresën ke Zoti dhe me drejtësi ishalla shkon më miri. Ka fëmijë të vegjël që agjërojnë, por jeta jonë kështu ka shkuar, një tmerr. Jemi të shtresuar, shumë të lodhur, por të vendosur sepse prona është jeta jonë”, tha banorja e Bërxullës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...