33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

11 prilli, Dita Ndërkombëtare e Katërputroshëve, miqve tanë besnikë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Katërputroshëve, kafshëve shtëpiake besnike të cilat janë kthyer në pjestarë të pandarë të familjeve tona. Kjo ditë festohet çdo vit më 11 prill dhe qëllimi i saj primar është rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e kafshëve shtëpiake dhe sensibilizimi kundër dhunës ndaj tyre. Ato nuk janë thjesht krijesa që ne i mbajmë në shtëpi, por janë qenie të shenjta të cilat na ofrojnë dashuri të pakushtëzuar.

Përgjatë Ditës Ndërkombëtare të Kafshëve Shtëpiake, le të diskutojmë rreth ndjesisë së përgjegjësisë dhe të inkurajohemi që t’i trajtojmë me respekt duke u ofruar atyre kujdesin dhe vëmendjen që meritojnë. Kjo festë na rikujton për kushtet e vështira të kafshëve të pastreha dhe rëndësinë e adoptimit. “Adopto, mos bli” është slogani motivues i cili mund të shpëtojë qindra jetë kafshësh të pambrojtura dhe të abuzuara. Të gjithë duhet të sigurohemi që kafshët tona ushqehen mirë dhe marrin kujdes të rregullt veterinar. Është e rëndësishme të mbani mend se këto qenie nuk mund t’i hedhim kur nuk i duam më, pasi mirëqenia e tyre është plotësisht në dorën tonë.

Në shoqërinë e sotme, ku niveli i stresit dhe ankthit në shoqëri është i lartë, ato kanë një ndikim pozitiv në shëndetin tonë fizik dhe mendor. Kur përkëdhelim miqtë tanë me gëzof, trupi na lëshon hormonin e lumturisë që na ndihmon të ndihemi më të qetë dhe të relaksuar. Ato janë përkrah nesh kur përballemi me situata të vështira dhe të na japin një ndjenjë qëllimi. Njerëzit që vuajnë nga depresioni, për shembull, gjithnjë tregojnë se ndihen më të motivuar pasi kanë marrë një kafshë shtëpiake. Kafshët gjithashtu  lehtësojnë krijimin e marrëdhënieve sociale sepse mund të shërbejnë si një nisje e shkëlqyer bisede duke bërë kështu miq të rinj. Vlen për t’u përmendur se duke dalë me një kafshë shtëpiake, mund të qëndrojmë fizikisht aktivë pasi teksa i marrim për shëtitje, e mbajmë trupin në formë dhe kjo patjetër që sjell përfitime afatgjata në shëndet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...