22.5 C
Tiranë
Monday, April 27, 2026
spot_img

Këlliçi reagon pas ironive të Ramës: Cirkut të batutaxhiut i ka ikur koha

Belind Këlliçi ka reaguar në Facebook, pas ironive të Kryeministrit Edi Rama në sheshin “Skënderbej”, i cili tha se Këlliçi ishte një dhuratë e bërë nga kundërshtarët përball Erion Veliajt.Më tej, u ndalë dhe te premtimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për transportin publik falas, premtim për të cilin kyreministri u shprehë se është e njëjtë me fjalinë “po ma gjetët firzamonikën unë do iu bëj një xhiro pa lekë”. Këlliçi i është përgjigjur kryeministrit, se aktiviteti që ai zhvilloi është thjeshtë një propagandë, e cila nuk i ndihmon qytetarët. Kandidati, thotë se ka një model tjetër, i cili ka për t’igjetur zgjidhje qytetarëve për shumë nga problemet e tij.

Rama: Lali Erin e duan të tërë, nuk e duam vetëm ne që vijmë këtu dhe i dhurojmë pemë, Por e duan edhe ata që i dhurojnë rregullisht kandidatin më të lodhur. Madje këtë herë i kanë gjetur një kandidat që duket sikur ka humbur fizarmonikën. Kur thotë se do të bëjë transport publik falas. Mua më duket sikur thotë po ma gjetët firzamonikën unë do iu bëj një xhiro pa lekë.

Këlliçi: Kryeministri dhe kryebashkiaku i tij, i shtuan sot Tiranës edhe më shumë fasadë, shfaqje, e propagandë. Asgjë nga këto nuk i ndihmon qytetarët, nuk hap një vend të ri pune, nuk ul koston e rënduar të jetesës. Shefi i rilindjes tregoi se ai jeton me konfliktin politik, me sulmet dhe ofendimet. Sepse shpreson, që në këtë mënyrë, njerëzit do të harrojnë bilancin katastrofik që ai ka në qeverisje, dhe të besuarit e tij nëpër bashki.

Unë kam një model tjetër. Me projekte konkrete që do të sjellin zbutjen e kostos së lartë të jetesës. Ndryshe nga shëndetësia jote falas, urbanin e Tiranës, kurdo që te hypësh e kudo që te shkosh, do ta kesh falas.

Këto janë zgjedhje për qytetarët, për shqetësimet dhe për jetën e tyre. Cirkut të batutaxhiut, me shokët e ngushtë në burg për korrupsion, e me kryetarët e bashkive gati për në SPAK, i ka ikur koha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hakmarrja pas 10 vitesh? 13-vjeçari i atëhershëm mes të dyshuarve për atentatin ndaj çiftit...

0
Zbardhen detaje të reja nga atentati i rëndë në Balldren të Lezhës, ku u ekzekutuan Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, ndërsa në fokus të hetimeve...

Kaos në Vlorë para sezonit turistik: oraret e pastrimit dhe kontenierët bllokojnë rrugët kryesore

0
Me afrimin e sezonit turistik, trafiku në qytetin e Vlorës po rëndohet ndjeshëm, duke nxjerrë në pah edhe problematika të tjera në menaxhimin urban. Një...

Parkim pa kriter pranë Gjykatës në Vlorë: bllokokohet trafiku në një nga zonat më...

0
Parkimi i pakontrolluar i automjeteve pranë Gjykatës vijon të mbetet një problem i përsëritur për drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët. Mjetet e vendosura në mënyrë...

Horoskopi ditor, e Hënë, 27 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Mos u nxito në vendime – reflektimi sot është më i vlefshëm se veprimi i shpejtë. ♉ Demi Je në qendër...

Prashikimi i motit, e Hënë, 27 Prill 2026

0
Më 27 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe i ngrohtë, me tipare të forta pranverore që afrohen drejt verës. Gjatë ditës...